“BE duhet me dëshmi të na tregoj se jemi pjesë e Evropës”

Politika

“BE duhet me dëshmi të na tregoj se jemi pjesë e Evropës”

Nga: D. B. Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 18:41
Ilustrim

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, ka qenë gjithmonë dhe do mbetet mik i Kosovës dhe shqiptarëve.

Kështu ka vlerësuar politologu Faik Krasniqi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se BE-ja është treguar shumë e padrejtë me Kosovën dhe shqiptaret, edhe pse qeveritë tona kanë lëshuar pe në çdo gjë që është kërkuar gjate bisedimeve me Serbinë dhe ka qenë një gabim shumë i madh nga ana jonë.

Ai ka thënë se është e padrejtë të bëjnë dallime, përderisa qytetareve të  Kosovës nuk janë në gjendje as tua liberalizojnë vizat, kurse Serbia është vetëm një hap që të bëhet pjesë e BE-së.

Image
Faik Krasniqi

“Si kusht për fillimin e dialogut dhe heqjen e taksës ndaj Serbisë, duhet të vendosën këto kushte, Serbia duhet të heq dorë nga lobimi i saj tek shtetet që Kosovës t'i pamundësohet anëtarësimi në INTERPOL dhe UNESCO. Të pushojë se luftuari gjoja për çnjohjen e shtetit të Kosovës. BE t'i liberalizoj vizat për qytetarët e Kosovës, sepse nuk ka më arsye pasi Komisioni Evropian ka vlerësuar që Kosova i ka përmbushur gjitha kriteret, dhe votimi për heqjen e vizave ka ndodhur ne LIBA dhe Parlamentin Evropian. Andaj është padrejtësi e madhe dhe shkelje e të drejtave të njeriut, që dy milion qytetarë të Kosovës të ngelin të izoluar, për shkak të kalkulimeve politike në BE, dhe për shkak të një pushteti idiot në Kosovë. Në të kundërtën, ne nuk kemi arsye as ta heqim taksën dhe as ta vazhdojmë dialogun me Serbinë. BE duhet me dëshmi të na tregoj se jemi pjesë e Evropës” ka thënë politologu Faik Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat