LDK dhe VV-ja, nuk do të bënin vetëvrasje politike, PDK e padëshiruar për partner koalicioni - Bota Sot
LDK dhe VV-ja, nuk do të bënin vetëvrasje politike, PDK e padëshiruar për partner koalicioni

Politika

LDK dhe VV-ja, nuk do të bënin vetëvrasje politike, PDK e padëshiruar për partner koalicioni

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 22 shkurt 2019 Në ora: 10:10
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

“Nuk mendoj se ky kërcenim është serioz për arsyeje se PDK-ja nuk është në momentin më të mirë të saj që vendin ta dërgoj në zgjedhje, e aq më pak kur thotë se do ta ndërroj partnerin e koalicionit edhe pa shkuar në zgjedhje, pasi mendoj se asnjë nga subjektet politike në opozitë, LDK dhe VV-ja, nuk  do të bënin vetëvrasje politike duke iu bashkangjitur PDK-së në një koalicion çfarë PDK-ja po mendon”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Kryeministri Ramush Haradinaj, përveç me presionin që po i bëhet për heqjen e taksës ndaj Serbisë, po përballët edhe me “kërcënimet” se mund të mos jetë më pjesë e partnerëve të koalicionit PAN.

Kjo, pasi që në vazhdimësi zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë paralajmëruar se mund ta ndërrojnë partnerin e koalicionit edhe pa shkuar në zgjedhje.

Siç po vlerësohet nga njohësit e çështjeve politike, PDK-ja  nuk mund të shkojë në zgjedhje të përgjithshme pasi që mund të pësojë  humbje. Po ashtu sipas tyre,partitë opozitare si Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja vetëvendosje nuk do të pranonin që të bëhen partnerë të koalicionit.

Haziri përkrah idenë për qeveri gjithëpërfshirëse

Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, është në interes pjesëmarrja e të gjitha partive politike në bashkëqeverisje.

Kështu të paktën ka deklaruar, Lutfi Haziri nënkryetar i kësaj partie.

“Për ne është interes i madh pjesëmarrja e të gjitha partive politike. Le të themi, nuk është detyrimisht një kusht që ne mund ta përmendim, por ne mendojmë, jemi të bindur se pjesëmarrja e të gjitha partive politike në Kuvend – këta që kanë mandat politik – riorganizimi i Kryesisë së Kuvendit dhe rishikimi i strukturave të dialogut, krijon një mundësi që të gjithë të marrin përgjegjësinë e vet deri në përmbylljen (e procesit të dialogut). Po ashtu, detyrimisht duhet të ketë një marrëveshje parimore për zgjedhje të hershme”, ka thënë Haziri për Rel.

Burjani: Ideja e një qeverie kalimtare është e favorshme për PDK dhe Thaçin

Image
Blerim Burjani

Ndërkaq, njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani ka potencuar për “Bota sot” se PDK mundohet që as AAK dhe Haradinaj të mos krijojnë favore nga rrethanat aktuale.

“PDK për të zgjidhur problemin e taksës bënë përpjekje të ik nga zgjedhjet e jashtëzakonshme, dhe të lirohet nga kryeministri aktual që pengon agjendën ndërkombëtare rreth dialogut me Serbinë, PDK mundohet që as AAK dhe Haradinaj të mos krijojnë favore nga rrethanat aktuale, pra që nga taksa të përfitojë në elektorat vota dhe në anën tjetër LDK të frenohet të mos ketë avantazh politik që përkohësisht e ka”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Burjani, ka thënë se ideja e një qeverie kalimtare është e favorshme për PDK dhe Thaçin për të përfunduar dialogun me Serbinë.

“Pra ideja e një qeverie kalimtare është e favorshme për PDK dhe Thaçin, në njërën për të përfunduar dialogun me Serbin në anën tjetër të rrit avantazhin politik në zgjedhjet e mundshme pas përfundimit të dialogut me Serbin, pra ka angazhim të përkohshëm të një qeverisje të riformuluar, qeveri teknike -pra qeveri ekspertesh është a mund të jetë zgjidhje po që se PDK dëshiron riformulimin qeverisës ta bëjë në partitë aktuale që prezantojnë në Kuvend”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Burjani ka thënë se ndërrimi i partnerit po hulumtohet, nuk do të shkojë larg dhe do të zgjidhet problemi artificial i krijuar nga taksa e natyrës politike.

“Ndërrimi i partnerit po hulumtohet, nuk do të shkojë larg dhe do të zgjidhet problemi artificial i krijuar nga taksa e natyrës politike, trenin politik askush nuk mund të  ndal  dhe nuk ka të drejt të mbaj zhvillimin e progresit peng për shkak të tekeve personale të një njeriu. PDK është përgjegjëse për taksen ndërsa mbrojtjen e verbër përgjegjës është kryeministri i cili pak merr vesh në politik”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

Nexhat Haziri:  LDK dhe VV-ja, nuk  do të bënin vetëvrasje politike duke iu bashkangjitur PDK-së

Image
Nexhat Haziri

Kurse, njohësi i çështjeve politike, Nexhat Haziri mendon se PDK-ja nuk është në momentin më të mirë të saj, që vendin ta dërgoj në zgjedhje, pasi që asnjëra prej partive opozitare nuk do të bëheshin partner të tyre të koalicionit.

“Nuk mendoj se ky kërcenim është serioz për arsyeje se PDK-ja nuk është në momentin më të mirë të saj që vendin ta dërgoj në zgjedhje, e aq më pak kur thotë se do ta ndërroj partnerin e koalicionit edhe pa shkuar në zgjedhje, pasi mendoj se asnjë nga subjektet politike në opozitë, LDK dhe VV-ja, nuk  do të bënin vetëvrasje politike duke iu bashkangjitur PDK-së në një koalicion çfarë PDK-ja po mendon”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Kurse, sa i përket, Partisë Socialdemokrate, Haziri thotë se kjo parti nuk ia garanton qeverisjen PDK-së çfarëdo kombinimesh.

“Ndërsa llogaritë me PSD-në, janë të gabuara pasi ky subjekt politik nuk ia garanton qeverisjen e PDK-në çfarëdo kombinimesh. Se sa janë serioze këto kërcënimet e PDK-së, tashmë e ka parë edhe vet partneri i koalicionit AAK-ja dhe kryeministri Haradinaj, andaj sikur kjo e fundit ka marrë ''zemër'' dhe po e sfidon partnerin e madh të koalicionit PDK-në sa i përket  taksës dhe këmbënguljes së kryeministrit Haradinaj për mos heqjen e saj. Pra, si i vetmi solucion që i ka mbet PDK-së është rrëzimi i qeverisë Haradinaj dhe vendi të shkoj në zgjedhje, por siç e thashë edhe më parë, PDK-ja nuk është në momentin e sajë më të mirë për ta bërë një veprim të tillë që vendin ta qojë në zgjedhje të parakohshme”, ka deklaruar Haziri për “Bota sot”.

Krasniqi: Çdo gabim i PDK-së shkon në favor të AAK-së

Image
Islam Krasniqi

Ndërsa, analisti politik, Islam Krasniqi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se PDK parti nuk mund të gjejë partner për formimin e Qeverisë nëse vendi shkon në zgjedhje.

"Nuk besojë që PDK-ja mund të ketë sukses në këtë drejtim, për ta ndryshuar partnerin e koalicionit, sepse ajo nuk mund të gjejë partner tjerë për formimin e qeveris, pasi që dy partitë e mëdha opozitare nuk pranoi ta shtrin qafen për PDK-në për ta djegur vetën për asgjë", ka deklaruar Krasniqi.

Ai nuk mendon se PDK-ja mund të prish qeverinë, pasi që çdo gabim i PDK-së shkon në favor të AAK-së.

“PDK-ja mund të prish qeverinë sepse jemi mësuar nga e kaluara kur e kemi parë së e ka rrëzuar vetën, mirëpo jo edhe ta ndërroj partnerin, dhe tani çdo gabim i PDK-së shkon në favor të AAK-së duke fuqizuar partin e shefit të qeverisë!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...