Millaku: Populli nuk do ta lejojë, edhe nëse Thaçi e Vuçiq mund të jenë marrë vesh për ta copëtuar Kosovën

Politika

Millaku: Populli nuk do ta lejojë, edhe nëse Thaçi e Vuçiq mund të jenë marrë vesh për ta copëtuar Kosovën

Nga: Kushtrim Maliqi Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 12:37
Deputetja e Vetvendosje Drita Millaku

Në lidhje me dyshimet si nga një pjesë e shoqërisë civile, ashtu edhe nga disa figura politike si të pozitës, ashtu edhe të opozitës, se Presidenti Thaçi mund të ketë bë tashmë një marrëveshje personale me Presidentin serb Vuçiq, për të realizuar atë që po e promovon që prej qërshorit të vitit të kaluar, e të cilës ia ka vënë emrin “korrigjim i kufirit”, për “Bota Sot” ka folur deputetja e Lëvizjes Vetvendosje, e cila ka thënë se Thaçi për të fituar vëmendjen e opinionit, po krijon kriza të panevojshme.

E gjithë kjo katrahur politike në të cilën gjendemi, sipas deputetes Millaku është krijuar vetëm për interesa personale të dy akterëve Thaçi-Vuçiq . “E gjithë kjo politikë nga Thaçi dhe Vuçiq po bëhet për interesa personale, është e mundur që ka një dakordim apo marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiqit, por jam e bindur se kjo nuk do të realizohet, për shkak se në momente të caktuara do të reagojnë qytetarët. Kufinjët nuk duhet të preken, sepse do të ketë pasoja për tërë rajonin. E keqja e gjithë kësaj është se Thaçi po krijon kriza të pa nevojshme, vetëm e vetëm për ta pasur vëmendjen e opinionit, ne nuk do të lejojmë që planet e tilla të realizohen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat