Flasin nga LDK: Po punojmë për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Politika

Flasin nga LDK: Po punojmë për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Nga: N.H Më: 10 mars 2019 Në ora: 21:10
Qeveria Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tash e një kohë të gjatë është duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imet Rrahmani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se partia e tij është në angazhimin e saj të përditshëm për rrëzimin e qeverisë aktuale.

“LDK ka në angazhimin e saj të përditshëm angazhimin për rrëzimin e qeverisë, kuptohet duke besuar edhe në mbështetjen e partive tjera opozitare. Por deri tash ngritja e mocionit nuk ka ndodh për shkak të mungesës së votave të duhura. Rrethanat politike të krijuara kohëve të fundit e kanë bërë të domosdoshme ndryshimin në qeverisje”, ka thënë Rrahmani.

Deputeti i LDK-së konsideron se situata aktuale në vend ka ngjallë pakënaqësi edhe te deputetët e pozitës gjë që po vërehet te deklarimet publike lidhur me zhvillimet e fundit.

Image
Imet Rrahmani

“Kjo situatë aspak e mirë besoj se ka ngjallë pakënaqësi edhe te deputetët e pozitës gjë që po vërehet te deklarimet publike lidhur me dialogun, taksën dhe çështje tjera me rëndësi. Si do të vazhdohet tutje unë nuk mund të e them tash por personalisht kam qenë që mocioni të ngritët edhe shumë kohë më herët e lerë më tash kur çdo gjë është kthyer mbrapsht”, ka përfunduar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imet Rrahmani.

Ndryshe, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, ka thënë se LDK do ta procedojë mocionin e votëbesimit për Qeverinë Haradinaj, në momentin që i bënë 61 vota, por se nuk pranon kushte nga askush.

Këtë deklarim të shkurtër i pari i Grupit Parlamentar të LDK-së e bëri pa dhënë ndonjë sqarim shtesë, se kush po kërkon kushte për ta rrëzuar qeverinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat