Kosova e mbushur me agjentë të huaj, ja cilat profesione mbajnë ata

Politika

Kosova e mbushur me agjentë të huaj, ja cilat profesione mbajnë ata

Nga: D.RR Më: 11 mars 2019 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Pak ditë më parë, u zbulua gazetari pro-rus, Graham Phillips, që kishte hyrë në Kosovë dhe bënte fushatë kundër Kosovës me videot e tij.

Ky gazetar ishte kapur edhe në Ukrainë, e që ishte dëbuar nga ky shtet për shkak se e kishin vlerësuar si agjent rus, i cili punon kundër interesave të atij shteti.

Lidhur me këtë, për “Bota sot” ka folur njohësi i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava, duke thënë se Kosova në këtë situatë është e rrezikuar edhe nga agjent me profesione tjera, si politikanë, studentë, profesor, sportistë etj.

“Në një situatë të brishtë të çështjes së sigurisë që mbretëron tani në Ballkan, e sidomos në Kosovë, tani këto shërbime të huaja e shtrijnë aktivitetin e tyre për qëllimet e tyre dhe të kohës dhe i kryejnë punët e tyre, qofshin të shërbimeve të huaja si agjentura të ndryshme ku i angazhojnë veprimtar të shumë lëmive si gazetar, politikanë, studentë, arsimtarë, sportistë e tjerë, që me kohë i kanë përgatitur, që në kohëra të caktuara kur iu jepen detyrat, ata duhen me i krye ato detyra për të cilat kanë qenë të paguar”, ka thënë Tërnava.

Ai mendon se kjo gjendje e Kosovës, e cila është përball marrëveshjes finale me Serbinë, ka bërë që shtetet tjera jo mike të Kosovës të dërgojnë agjentë të tyre që t’i prishin imazhin vendit tonë.

“Tani kur është aktivizuar çështja rreth bisedimeve përfundimtare për njohje reciproke mes Serbisë dhe Kosovës, këto aktivitete të shërbimeve të huaja sikur i ceka, janë të kuptueshme në këto rrethana të tilla e sidomos për njohësit të situatave të sigurisë. Gazetari në fjalë dhe tjerët aktivist të tjerë të atyre shërbimeve sekrete, kur i marrin detyrat nga urdhërdhënësit, ata bëjnë çmos për t’i kryer ato detyra për të cilat paguhen e sidomos në këtë kohë kur të gjithë qytetarët po e vërejnë se situata politike në Kosove, është në vlim e sipër. Koha po e imponon situatën që edhe shumë tjerë argat në këtë situatë, po dalin për sheshazi dhe po deklarohen për çështje jetike domethënëse në disfavor për Kosovën, dhe donë me e bindë popullatën se edhe propozimet e tyre që i bëjnë ata janë të mira duke u thirrur në fqinjësi të përhershme e shumë arsyeja të tilla, duke i harruar ato të këqija dhe dëme të mëdha sikur që iu kanë bërë popullit tonë nga ky armik shekullorë, e në favor të Serbisë, dhe me këtë po e tregojnë lojalitetin dhe kontributin për ata për të cilët janë të paguar si bashkëpunëtor të tyre, që gjithnjë kanë qenë”, është shprehur ai.

Rasti i gazetarit pro rus, Tërnava e quan lojalitet i Rusisë ndaj Serbisë. Gjithashtu, ai shprehet se, sa më aktive të jenë agjendat e huaj në një shtet sikur që është Kosova, aq më shume situata e sigurisë është më e turbulluar dhe e paqartë.

Image
Hajrullah Tërnava

"Po harrohet fakti nga politikanët tonë, se Pavarësia e Kosovës është shpallur më 17.02.2008 në këta kufij të po asaj harte të vitit 1974 sikur të gjitha shtetet tjera që u ndanë nga Jugosllavija, dhe njohjen e pavarësisë e kanë bërë rreth 116 shtete, këtë të drejt të shpalljes së pavarësisë na e konfirmoj GJND që vetë Serbia, kishte ushtruar kundërshtim në këtë gjygj. Rusia tani bënë çmos dhe i angazhon bashkëpunëtorët të gjitha lëmive, në këtë situatë të ndjeshme dhe vendimtare për me i arritur qëllimet e saja dhe për me i treguar lojalitet Serbisë, që është aleat i sajë dhe po i gjendet pranë për të gjitha çështjet. Kjo situatë e tanishme mund të quhet edhe luftë speciale ndaj Kosovës, e për t’i arritur qëllimet e veta për Serbinë, që në bisedimet e radhës Serbia me sjelljet e saja agresive, edhe tani të arrijë që ta shkëputë një pjesë të territorit të Kosovës, për të cilën kishte me qenë e kënaqur sikur që është fjala për veriun e Kosovës, e aty janë pasuritë më të mëdha sikur që janë Trepça, Ujmani e shumë tjera pjesë, që në tërësi janë katër komuna. Sa më aktive të jenë agjendat e huaj në një shtet sikur që është Kosova, aq më shume situata e sigurisë është më e turbulluar dhe e paqartë, dhe në këso situata qytetarët dëshpërohen edhe me ballafaqimet e tyre të përditshme sikur që janë papunësia, varfëria, mos sigurimi shëndetësore, e shumë situata jo të këndshme që po i kemi ditë e për dite, dhe jo rastësisht të rinjtë tanë si të dëshpëruar, të gjithë po kërkojnë mundësin me migruar në shtete tjera, prandaj edhe ky është një qellim kryesor që shërbimet e huaja donë me e arritur, dhe sikur në këtë rast atëherë Kosova pa popullatë të sajë, askujt nuk ka çka i vyen", ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat