Drejt fundit të logjikës së mbrapshtë qeverisëse? - Bota Sot
Drejt fundit të logjikës së mbrapshtë qeverisëse?

Politika

Drejt fundit të logjikës së mbrapshtë qeverisëse?

Nga: G.B Më: 26 mars 2019 Në ora: 19:58
Qeveria e Kosovës, foto arkiv

Numri i madh i ministrave dhe zëvendësministrave në Qeverinë aktuale të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, është kritikuar shumë nga opozita dhe shoqëria civile.

E sipas kryetarit tëKomisionit për Hartimin e Projektligjit për Qeverinë, Besnik Tahiri, kjo gjë do të ndryshojë me Ligjin për Qeverinë, që pritet të miratohet në Qeveri deri në fund të muajit maj.

“Ligji pritet të kaloj shpejt. Brenda dy apo tri javësh do të përmbyllet në konsultimin e brendshëm, do të vendoset në konsultim publik dhe pastaj do të kalojë në Qeveri. Kjo po shpresoj se do të ndodh deri në fund të majit. Ligji për Qeverinë është në fazën përfundimtare. Ajo që mund të konfirmoj është se Ligji për qeverinë do të sanksionoj numrin e ministrive, pra do të zvogëlojë numrin e ministrave dhe zëvendësministrave dhe në të njëjtën kohë do të përcaktojë shumë saktë detyrat dhe përgjegjësitë e ministrive dhe vetë kryeministrisë”, ka thënë Tahiri.

Image
Mustafë Kadriaj

Lidhur me këtë ligj dhe zvogëlimin e numrit të ministrave dhe zëvendësministravedhe se sa ndikon kjo në buxhetin e shtetit, eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se qeveria është e mbipopulluar, derisa qytetarët ikin nga vendi, për shkak të politikës që nuk jep perspektivë.

“Politika në vend përveç se po i imponohet qytetarit me votim minimal dhe klientelist, pra aspak cilësor ku asnjëherë nuk e arrin 50% të votuesve potencial, pra mbi moshën 18 vjet me një përfaqësim aspak dinjitoz si për nga numri i madh i deputetëve e mos të flasim me cilësinë shumë të dobët nën performancën parlamentare. Por, më e rënda është që në Kosovë numri i qeverisë çdo mandat qeverisës rritet, përderisa numri i qytetarëve ka tendencë rënie për shkak të largimit nga Kosova si dhe numri i deputetëve është po i njëjti, pra 120 deputetët, me këtë dua të theksoj se qeveria ështëe mbi populluar si nga numri njëherësh si ngarkesë buxhetore. Me këtë duhet t’ia kujtojmë politikës ditore që me këtë logjikë të mbrapsht qeverisëse dhe të përfaqësimit keni bërë që qytetari i Kosovës të mos sheh perspektivë në vend”, është shprehur ai.

Sipas Kadriajt, ligji duhet të jetë afatgjatë, pa marrë parasysh se kush do të jetë kryeministër, pasi kjo do ta zvogëlonte numrin e ministrave dhe zëvendësministrave që janë bërë humor për barsoleta.

“Pra, me këtë logjikë që të rehatohen ambiciet e sëmura të gjithsecilit që të ketë pozitë kanë degraduar pozitën ministër e mos të flasim për zëvendësministra që tani kur flasim pozita me atakur në barsoletaështë pikërisht pozita e zëvendësministrit. Një ligj i mundshëm për strukturën e qeverisë si me ministra, zëvendësministra ekështu me radhë të reduktohen që numri i zëvendësministrave të mos kalojë numrin njëshifror, ndërsa secili ministër mos të ketë më shumë se dy zëvendësministra. Pra ligji të jetë fuqi zbatuese dhe afatgjatë, pamarrë parasysh se kush do të jetë mandatar për kryeministër për çdo ndryshim duhet të merret për bazë shtimi i popullsisë në bazë të shtimit ose zvogëlimit të popullsisë të reflektojë edhe ndryshimi i qeverise”, ka deklaruar Mustafë Kadriaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...