Mehmeti: Aq sa ka lexuar dikur Rugova dhe ka pasur njohuri, ky Nasimi nuk ka as qime në kokë

Politika

Mehmeti: Aq sa ka lexuar dikur Rugova dhe ka pasur njohuri, ky Nasimi nuk ka as qime në kokë

Nga: D.B Më: 8 prill 2019 Në ora: 19:50
Nasim Haradinaj

Nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, sërish ka shprehur urrejtjen që e posedon ndaj zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe ish presidentit, Ibrahim Rugova. Haradinaj ka thënë se nuk e njeh Ibrahim Rugovën, si ish president të vendit.

Ai më parë ka bërë edhe një deklaratë skandaloze ndaj zyrtarëve dhe veprimtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ishte shprehur se kjo nuk është “punë e madhe që u vranë njerëzit e LDK-së.

Analisti politik Faton Mehmeti ka thënë se Nasim Haradinaj ka problem psikike, dhe ai është njeri me paranoja dhe si i tillë nuk e vlen as të merremi me të.

Image
Faton Mehmeti

Sipas tij, ky " njeri" fatkeqësisht mban post të lart në organizatën e veteranëve, të cilët përfaqësohen në mënyrën më të keqe nga një njeri më të meta mendore.

“Aq sa ka lexuar dikur Rugova dhe ka pasur njohuri, ky Nasimi nuk ka as qime në kokë. Besoj se sikur të ishte gjallë Presidenti Historik do të thoshte : po lere mos u merrni me njerëz të pavlerë", që dëshmon për madhështinë e njeriut që punoj shumë dhe nuk u more asnjëherë me fundërrina. Ky Nesimi është produkt i klanit mafioz që ka kapluar Kosovën në emër të UÇK-së, që fatkeqësisht e kanë katandisur vendin, deri në nivel ku më këtu nuk mund të jetohet”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti për "Bota sot"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat