Paraqitja “në hije” e Kryeministrit Haradinaj në skandalin e Loredana Zefit - Bota Sot
Paraqitja “në hije” e Kryeministrit Haradinaj në skandalin e Loredana Zefit

Politika

Paraqitja “në hije” e Kryeministrit Haradinaj në skandalin e Loredana Zefit

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 11 maj 2019 Në ora: 08:08
Loredana Zef, Ramush Haradinaj dhe vëllai i Loredanës

Reperja nga Ferizaj, Loredana Zefi e cila është e martuar me reperin nga Kosova, Mozzik aktualisht po përballet me akuza të rënda të mashtrimit, kërcënimit dhe detyrimit.

Ajo është arrestuar me akuzat e një çifti në Zvicër, i cili e akuzoi se ua mori pasurinë në bazë të të gjitha këtyre veprave. Bashkë me vëllain e saj, thuhet se Loredana e bëri tërë këtë skemë.

Hulumtimi i gazetës zvicerane ’20 minuten’ shkruan se si Loredana Zefi ka mashtruar, ka ndërruar identitetin e saj, e kërcënuar çiftin në fjalë dhe ka detyruar të bënin gjëra që nuk donin t’i bënin.

Në pjesën e parë të shkrimit mediumi bën të ditura format e mashtrimit, kërcënimet që çifti i mori nga Loredana dhe ndërrimet e identiteteve që i bëri ajo dhe vëllai i saj.

Gazeta zvicerane, emrin e vërtetë të vëllait të Loredanës (Bekimit) e ka mbuluar me emrin Berat, për arsye të mbrojtjes së identitetit. Gjithashtu, emrin e vëllait tjetër (Arsim) të përfshirë të saj, e kanë mbrojtur me emrin Agon. Këta emra nuk janë origjinalë dhe janë të mbrojtur nga gazeta.

Mirëpo, disa foto e tregojnë Berat Zefin, vëllain e Loredanës, të dyshuar për mashtrim me rreth 1 milion franga, duke pirë shampanjë dhe duke bërë shqiponjën dy-krenare me Ramush Haradinajn, kryeministër i Kosovës.

“Berati, vëllai i Loredanës, e paraqet veten në Instagram si një bon vivant në marrëdhëniet me qarqet e larta politike. Disa foto e tregojnë atë duke pirë shampanjë dhe duke bërë shqiponjën dy-krenare me Ramush Haradinajn, kryeministrin e Kosovës”, ka shkruar media zvicerane, përcjell Bota sot.

Haradinaj ka një marrëdhënie të ngushtë me Zvicrën.

“Pas shërbimit të tij ushtarak, ai jetoi në Luzern për gati dhjetë vjet. Në vitet e '90 ai kishte kërkuar azil politik në Zvicër. Ai gjithashtu u bashkua me "Lëvizjen Popullore të Kosovës", një paraardhëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në të cilën Haradinaj më vonë bëri karrierë”, ka shkruar “20 minuten”.

Nuk është hera e parë që kryeministri i Kosovës, shfaqet i afërt me persona që dyshohen e madje edhe janë të dënuar për veprimtari kriminale.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend dhe jashtë, Prof. Dr. Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, vlerëson se këto akte nga artistët tanë, po ia humbin imazhin Kosovës në botë, dhe e vlerëson këtë rast si skandaloz.

“I përfshirë në hije:

Sipas tij, të gjitha këto skandale dhe afera e dëmtojnë imazhin e Kosovës në botë, i cili edhe ka nisë të bie dukshëm.

Maxharraj tutje komenton afërsinë e Berat Zefit me kryeministrin Haradinaj, duke thënë se kjo nuk është hera e parë që Haradinaj shihet i shoqëruar me njerëz problematik, e që edhe kjo ia humb imazhin vendit.

“Por, ajo se çka më bën përshtypje në këtë skandal mafioz, është paraqitja në hije e Kryeministrit Ramush Hajardinajt në këtë skandal, ku mediat zvicerane bëjnë me dije lidhjet e Haradinajt me akterët e këtij krimit duke e dokumentuar në ekranet televizive zvicerane fotot e Ramushit me vëllain e Lorendana Zefit, Beratit. Është e pa qartë se si dhe në çfarë lidhje është Ramush Haradinaj me këtë grup kriminel. Nuk është hera e parë që Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj zihet  mat me njerëz të krimit, njerëz të korruptuar, duke u publikuar foto të tilla në media dhe mjete sociale. Ky skandal, kjo aferë korruptive e Lorendana Zefit me vëllanë Beratin në të cilën është zënë pick edhe Ramush Haradinaj, nuk i shkon për ndër së pari vetë Kryeministrit por edhe krejt skenës politike në Kosovë, sepse ky me skandalet tjera që pushtetarët po i bëjnë, po lënë imazh të keq në Kosovë dhe të ndërkombëtarët në te cilat edhe ka nisë të bije vlerësimi i Kosovës në sytë e botes. Kjo është ajo se për çfarë edhe ndërkombëtarët po na hakmerren, kryesisht më fajin tonë”, thotë Maxharraj.

Shteti zviceran mund ta fus Kosovën në një liste të "zezë"

Image
Faik Krasniqi

Ndërsa, analisti Faik Krasniqi, thotë se Haradinajn nuk mund ta akuzojmë për këtë rast që ka ndodhur, pasi sipas tij, imazhi i një shteti nuk mund të dëmtohet në raste të tilla.

“Kryeministri Haradinaj lë shumë për të dëshiruar për punën e tij. Ka zhgënjyer në këtë post që e kishte shumë për zemër, sepse jepte premtime të mëdha për të ndryshuar gjendjen në Kosovë. Mirëpo doli e kundërta. Por, kryeministrin Haradinaj s'mund ta akuzojmë për këtë rast që ka ndodhur në Zvicër nga kjo repere me vëllezërit e saj. Imazhi i një shteti nuk mund të dëmtohet në raste te tilla, kur një kryeministër ose zyrtar i lartë i shtetit nuk është i involvuar direkt me rastin”, thotë Krasniqi për “Bota sot”.

Mirëpo, shqetësimin e madh, politologu Krasniqi e ka te zyrtarja e ambasadës së Kosovës në Zvicër, për të cilën thotë se nëse është e përfshirë, atëherë shteti zviceran mund ta fus Kosovën në një listë të zezë.

“Kurse sa i përket zyrtares së Ambasadës se Kosovës nëZvicër, nëse del që ajo është e përfshirë në këtë rast, atëherë shteti zviceran mund ta fus Kosovën nënjë liste të "zeze" të pa besueshmërisë ndaj shteteve të caktuara. Do të thotë na futë në një thes me shtete diktatoriale dhe mafioze. Qeveria e Kosovës duhet të bej një spastrim të madh nëpër ambasadat dhe konsullatat e Kosovës nëpër botë, duke filluar nga ambasadoret dhe konsujt. Diplomatët janë pasqyra e një shteti”, ka theksuar Krasniqi.

Degradim i imazhit të Kosovës

Image
Nexhat Haziri

Kurse analisti tjetër, Nexhat Haziri, thotë se degradimi i imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare ka qenë i atakuar në vazhdimësi dhe ky rast mendon se nuk do të jetë i fundit.

“Degradimi i imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare ka qenë i atakuar në vazhdimësi, dhe jo për asnjë propagandë tjetër, përpos nga vet përfaqësimi i saj dhe udhëheqja më e lartë shtetërore me njerëz të inkriminuar që në shoqëritë normale janë prapa grilave, ndërsa për fatin tonë të keq ata përfaqësojnë shtetin tonë. Edhe ky rast të cilit i referoheni ju, pra nuk është i pari dhe as që do të jetë i fundit, nëse vazhdon sundimi i Kosovës nga kjo kastë politikanesh të inkriminuar dhe me dosje të trasha krimi”, është shprehur ai.

Haziri shpreson në vetëdijesimin e qytetarëve.

“Unë po dua të besoj se qytetarët tanë duke i parë këto zhvillime negative për vendin më në fund do të vetëdijësohen për ta mbrojtur Republikën nga njerëz si presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj, krye-parlamentari Veseli e të tjerë nga shkuara e tyre, që tashmë dihet hapur se këta jo vetëm që e kanë vrarë shpresën në këtë vend, por ka rrezik që do t’ia vrasin edhe të ardhmen si shtet funksional e demokratik i respektuar edhe nga të tjerët”, ka potencuar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...