Albini kryeministër, Vjosa zv. kryeministre dhe ministre e jashtme, shpresë për Kosovën - Bota Sot
Albini kryeministër, Vjosa zv. kryeministre dhe ministre e jashtme, shpresë për Kosovën

Politika

Albini kryeministër, Vjosa zv. kryeministre dhe ministre e jashtme, shpresë për Kosovën

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 10 qershor 2019 Në ora: 12:11
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Si asnjëherë më parë, dhe jo rrallë herë në histori të sistemeve demokratike nevoja për ndryshim është e pranishme çdo herë. Në veçanti, në Kosovë nevojitet një ndryshim rrënjësor, transformim total i mentaliteti qeverisë në vend. Mirëpo, kjo nevojë kërkon njerëz me mentalitet evropian qeverisës, jo provincial si deri tani. Aq më pak një gjë e tillë mund të bëhet me njerëz që deri tani kanë qeverisur apo vazhdojnë të qeverisin me vendin tonë. Ndryshimi nuk vjen me ata që e kanë sjellë gjendjen deri këtu, aq më tepër me ata që për interesa personale kanë degraduar vendin.

Sidomos një gjë e tillë s`mund të ndodh me partitë aktuale në qeveri, të cilat veprojnë si grupe bandave të organizuar nga kriminelë. Shpresa për ndryshim aktualisht ndodhet tek LDK dhe VV, respektivisht tek  Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Këta dy persona të dashur nga qytetarët, duke arritur të jenë edhe më te votuarit nga qytetarët e vendit, shihen si kombinimi perfekt për të sjellë ndryshimin e madh dhe të nevojshëm në Kosovë. Afërsinë e saj me Albinin, Vjosa e tregoi edhe me pjesëmarrjen e saj në protestën e tetorit të kaluar për ndalimin e Hashim Thaçit në dialogimin me Serbinë për çështjen e kufijve. Kundërshtimi i këtyre dy figurave politike ndaj Hahsim Thaçit dhe të keqes në përgjithësi i ka shndërruar në shpresë të qytetarëve. Duke qenë të rinj jo vetëm nga mosha, por edhe nga mentaliteti, Vjosa dhe Albini shihen si kombinimi më i përsosur që mund të sjell një frymë të re të qeverisjes së vendit.

Përveç qytetarëve, kjo dyshe ka gjetur mbështetje edhe tek elita politike e vendit, të cilët nuk kanë arritur të gjejnë asnjë njollë të zezë për asnjërin. Duhet kuptuar se edhe brenda LDK-së dhe VV ka elemente të SHIK-ut, njerëz të Thaçit e të cilët nuk e duan bashkimin në mes të këtyre subjektet politike. Pasi bashkimi mes LDK dhe VV do të thoshte fundi politikë i Thaçit dhe njerëzve të tij, të cilët të frikësuar nga një gjë e tillë investojnë që kjo mos të ndodh. Sidomos janë dy njerëz kryesor të Hashimit në dy partitë opozitare Lutfi Haziri dhe Rexhep Selimi. Luta është ai që ka ndikuar shumë që Hahsimi të bëhet president, dhe njeriu qe lufton kundër rrymës së re brenda LDK-së e që e kundërshton fortë Hashimin dhe PDK-në. në anën tjetër, ndonëse publikisht flet fjalë të rënda për Thaçin, rexhpet Selimi merr tenderët e rrugëve nga njerëz të PDK-së, pavarësisht se nuk është pjesë e qeverisë.

Si Luta ashtu edhe Rexha janë “ Kali i Trojës” brenda opozitës për të shkatërruar çdo nismë që do qonte largimin e PDK-së nga pushteti. Largimi i PDK-së është hapi i parë i ndryshimit, pasi kjo parti ka kapur shtetin me të gjitha segmentet e saja. Largimi i PDK-së nuk nënkupton vetëm zëvendësimin e një partie me një tjetër por ndryshimin e mentaliteti qeverisës, ndryshimin  e gjendjes aktuale në vend. Dhe askush më mirë dhe më me vendosmëri se bashkimi i të Albinin dhe Vjosës nuk ka , duke pasur mbrapa tyre edhe shumë të rinj nga të dyja partitë që kanë synim qe të qeverisin vendin pa manipulime, pa interesa personale por vetëm që këtij populli t’i kthehet jeta dhe dinjiteti i munguar. Duke qenë se synojnë ndryshimin e gjendjes në vend, nuk besoj se as Albini dhe as Vjosa do e kenë problem se kush do të jetë kryeministër,  pasi bashkërisht me shumë njerëz të ndershëm mbrapa tyre do të mund të bëjnë Kosovën një vend të jetuar dhe me shpresë. Kjo mbetet shpresa dhe besimi i qytetarëve shprehur edhe përmes anketave, përmes votave për secilin nga këta dy deputetë aktualë të kuvendit, si dhe në biseda private.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...