Zgjedhje Mono partiake Demokratike të Edi Ramës, janë për të qeshur dhe për të qarë

Politika

Zgjedhje Mono partiake Demokratike të Edi Ramës, janë për të qeshur dhe për të qarë

Nga: D. B Më: 2 korrik 2019 Në ora: 15:34
Sulejman Mehazi

Zgjedhjet lokale në Shqipëri jo vetëm që na përkujtuan, por na mallëngjyen për periudhën diktatoriale moniste të Enver Hoxhës e Titos, kur pa dëshirë ishim të detyruar të votonim për personat që s'i donim.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike në vend, Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se zgjedhjet lokale në Shqipëri ishin në stilin e partive komuniste e kurrsesi demokratike.

“Besojmë se dhe vetë krerët brenda PS e vërejnë e shohin dhe e pranojnë se këto zgjedhje ishin zgjedhje mono partiake. Dhe po ta pyesim edhe njeriun e parë të spektakleve të Partisë Socialiste, Edi Ramën, se a me të vërtetë këto zgjedhje ishin demokratike, jam i bindur se edhe ai vet po t ‘ishte i sinqertë, do ta pranonte, por inati politik se lejon ta thotë të vërtetën. Zgjedhjet Lokale një partiake ua bënë me dije evropianëve se në çfarë niveli demokratik është Shqipëria”, ka thënë profesor Mehazi.

Sipas tij, fitorja e Edi Ramës në këto zgjedhje është e hidhur karshi humbjes së ëmbël të demokratëve.

“Zgjedhjet Lokale na bëjnë me dije se tek politikanët shqiptarë përherë e çdoherë kanë dominuar inatet e mëdha, e kurrsesi marrëveshjet e dobishme për të mirën e kombit e shtetit. Shkurt e qartë, gjenetikisht e historikisht politika shqiptare ka qenë, është : përçarja, hakmarrja, inatet, interesat vetjake kanë qenë më të mëdha sesa ato shtetërore. PS e Ramës është në gjendje ta shkatërronte shtetin për të mos humbur vetë. Këto mund t'i quajmë si Zgjedhje Monopartiake Demokratike të Edi Ramës, për të qeshur e qarë”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat