LDK-ja që nga vdekja e Presidentit historik Ibrahim Rugova, nuk mundi t’i fitoj votat më

Politika

LDK-ja që nga vdekja e Presidentit historik Ibrahim Rugova, nuk mundi t’i fitoj votat më

Nga: D.B Më: 4 korrik 2019 Në ora: 16:29
Agim Veliu, Isa Mustafa dhe Lutfi Haziri

Ndonëse LDK-ja është partia e parë shqiptare e cila i filloi proceset e pluralizmit, me themelimin e saj në vitin 1989, duke zgjedhur në krye të saj Ibrahim Rugovën, megjithatë që nga vdekja e Presidentit historik Ibrahim Rugova, nuk mundi ti fitoj votat më.

Kështu ka vlerësuar eksperti i sigurisë Hajrrullah Tërnava i cili në një prononcim për “ Bota sot” ka thënë se LDK, ishte parti e shpresës për popullin tonë shqiptar, sepse politikat komuniste deri në këtë vit ishin moniste, represive, ku nuk kishte demokraci dhe populli shqiptar në ish Jugosllavi ishte më pak i zhvilluar dhe me arritje më të pakta në arsim e shkencë.

Sipas tij, e gjithë kjo ka ardhë si pasojë e shtypjes së gjatë, dhe kufizimit të të drejtave politike, që konsiderohej edhe si minoritet, edhe pse ishim kombi i tretë për nga numri në ish Jugosllavi.

“Një kohë të gjatë me këtë parti u identifikua i tërë populli shqiptar edhe pse pak kohë më vonë, pas themelimit të LDK-së, u krijuan edhe parti të tjera shqiptare, por LDK-ja ishte ajo parti që i flinte në shpirt popullit shqiptar, e për këtë dashuri ndaj saj meritori kryesor ishte i madhi Ibrahim Rugova. E them këtë pasi Rugova, me përpikëri dhe dinjitet i priu kësaj partie, dhe e udhëhoqi këtë parti ashtu si u deshtë, dhe si i tillë me plot sukses e me mjeshtri arriti ta fitoj simpatinë e të fortëve të botës, si aleatët tonë në krye me Amerikën dhe BE-në, e me NATO-n, edhe ta fitoj luftën e vitit 1998-,1999 ndaj Serbisë.Prandaj, ne duhet ti jemi mirënjohës tërë jetën këtij udhëheqësi gjenial, prandaj edhe sot jemi këtu ku jemi që tërë kohën e tij me një mençuri të përsosur e udhëhoqi shtetin e Kosovës deri në vdekjen e tij”, ka thënë Tërnava.

Image
Hajrullah Tërnava

Ai ka vlerësuar se menjëherë pas vdekjes së tij në kuvendin e përgjithshëm të VI të vitit 2006, u zgjodh kryetar i kësaj partie Fatmir Sejdiu, por në këtë kuvend erdhi deri te rrahja me karrige e deputetëve të kësaj partie dhe LDK-ja fatkeqësisht u nda në dysh.

“Në LDK dhe në LDD, e kryetar i kësaj u zgjodh Nexhat Daci, gjë që nga atëherë e deri më tash LDK-ja më nuk i përngjan asaj partie me nam që ishte trashëgimi e Ibrahim Rugovës.Dhe në këtë kohë që po e analizojmë këtë parti, njeriu duhet të pyetet se a është ajo parti me këto germa të njëjta si LDK-ja që e lexojmë, dhe simbolikën që ka, duke pasur parasysh se kush qëndron në krye të kësaj partie. Që nga viti 2010 në krye të kësaj partie është Isa Mustafa, i cili në të gjitha zgjedhjet që janë mbajt deri më tani, të gjitha këto zgjedhje i ka humbur, por askush nuk merret me vlerësime dhe askush nuk po i kërkon llogari, përgjegjësi që këto zgjedhje po i humbin pa ndërprerë, e në shumë raste ata lavdërohen sa mirë po e udhëheqin partinë”, ka thënë Tërnava.

Sipas tij, shumica e anëtarëve të kryesisë së kësaj partie janë njerëz që janë pasuruar pamasë, dhe i mbajnë këto poste prej një kohe të gjatë që disa nga ta janë që nga vitet 2000 e deri më tani në krye të kësaj partie.

“Ka nga ta që non-stop janë të akuzuar për vepra kriminale nëpër gjyqe, por kjo nuk është pengesë për ta që të qëndrojnë edhe më tutje në krye të partisë. Edhe që kandidohen për deputet e nuk i fitojnë votat, prapë në zgjedhjet e radhës kjo nuk është pengesë që prapë të kandidohen për deputet, dhe nëse nuk i fitojnë votat për deputet, kjo parti në shumë raste ishte në koalicion me tjerat parti në qeverisje që i kanë fituar votat, dhe ministra emëron po ata që i ka kandiduar për deputet edhe që nuk i kanë fituar votat. Në të gjitha koalicionet e deritashme gjithmonë ministra emërohen po të njëjtit njerëz që kanë qenë ministra në qeveritë e kaluara, edhe që shumë nga ta kurrë s’kanë punuar në ato punë për të cilat emërohen ministra. Kryesia e kësaj partie prioritet i ka postet e rëndësishme që janë me paga të mira dhe çdo njeri i mban nga dy e më shumë poste e që ka raste që kanë pasur edhe nga 6,7 vende të punës me paga të majme”, është shprehur Tërnava.

Ai konsideron se kjo parti e tanishme nuk i do anëtarët e devotshëm që i kritikojnë dukuritë negative në parti e sidomos me i kritikuar shefat e partisë.

“ Më vjen keq ta them po bile nëse iu shkon informata shefave të partisë e sidomos kryetarit, që në një mbledhje qoftë e nëndegës dikush e ka kritikuar punën jo efikase apo dukurit negative që zhvillohen në parti, perspektiva e atij kritikuesi mbaron aty për aty. Dhe në të ardhmen ai person injorohet, po edhe nëse ka poste në nëndegë apo degë ai anashkalohet dhe nuk ftohet në mbledhje kurrë dha askush nuk jep përgjegjësi për të.LDK-ja ka njerëz të aftë dhe që në kohëra të ndryshme kanë kontribuar për Kosovën në shumë aspekte që nga rezistenca e viteve të ’90-ta e deri te çlirimi i vendit në vitin 1999, qoftë me pjesëmarrje ne organizim dhe në luftë, apo duke vuajtur burgosje politike të gjata, që i kanë përjetuar”, ka thënë Tërnava.

Sipas tij, pavarësisht se çfarë sfidash ka përjetuar kjo parti, megjithatë nëse nuk i takoni grupit që nuk pajtohet me të këqijat në parti, do të jeni viktimë e partisë, qoftë duke mbetur i papunë, qoftë duke u injoruar për vlerat që keni dhe mundësitë që ofroni.

“Madje të tillët kryetari Mustafa as nuk i pranon në takime, kur ata tentojnë të kërkojnë sqarime për anashkalimin e tyre që iu bëhet nga strukturat vendimmarrëse të partisë. Kjo parti tani i respekton vetëm tipat vasal, e madje edhe ata pervers, por që të mëdhenjve të partisë ju rrinë gatitu, dhe që kurrë nuk i kundërshtojnë edhe që nuk e kanë mirë. Tani në zgjedhjet e LDK-së, që në nëndegët dhe degët ku janë kryer dhe po kryhen ato, shpesh po ndodhin kacafytje, rrahje e madje edhe rrahje me karrige. Krejt këto ndodhi janë si produkt i konfliktit ndërmjet njerëzve të dëgjueshëm – vasalëve të partisë, dhe të atyre që gjanat negative i kritikojnë dhe të cilët duan ti postojnë njerëzit që e meritojnë të jenë në vendet e caktuara, me një fjalë, njerëzit meritor që partinë mundohen ta avancojnë dhe që populli kërkon që meritorët ti shoh në vendet e caktuara, nga munden të kontribuojnë, e jo si deri më tani vetëm njerëzit vasal dhe tuca, pasi në realitet LDK-së” ka thënë Tërnava.

Ai ka deklaruar se është viktimë e tjerave parti, që në esencë elektorati i LDK-së nuk dëshiron  të vazhdojë me këto politika si deri më tani.

“Partisë së LDK-së duhet ti prijë një kryetar i shkolluar, trim, i pastër materialisht, dhe që mendon drejt për të gjithë anëtarët e partisë, por edhe që i shpërblen më të vyeshmit dhe më të zellshmit edhe nëse në shumë raste kanë pikëpamje të ndryshme nga kryesia. E që ai propozim është i bazuar dhe i arsyeshëm, e jo si deri më tani që ai që nuk mendon si shefat e mëdhenj ka me u dënuar, dhe jo vetëm me mëndua për përfitime për veti sikur këta që janë pasuruar në ekstrem dhe i kanë punësuar vetëm familjarët e tyre”, ka thënë Tërnava.

Sipas tij, këta janë servil dhe frikacak ndaj udhëheqësve të partive të tjera, sa që edhe kur janë në pushtet, jo që kundërshtarët politik nuk iu frikësohen se do të burgosen për krimet ekonomike dhe të tjera, por u kryejnë shërbime nga më të ndryshmet, madje duke u komprometuar dhe duke rrezikuar edhe burgun.

“Ju kujtohet hedhja e lotsjellësve, hedhja e veve, besa edhe e molotovëve sa ishte kjo parti në pushtet, e kur kryeministër ishte Isa Mustafa e ministër i Punëve të Brendshme Skender Hysenin, tani a po guxon dikush me i gjuajt me lotsjellës, molotovë etj, qeveritarët e tashëm në pushtet apo Presidencën, që po tenton me çdo kusht humbjen e territorit, në dobi të Serbisë? Elektorati i LDK-së së paku priste që sidomos në atë periudhë të qeverisjes së LDK-së, këta udhëheqës të saj, do të nisnin zbulimin e vrasjeve politike të aktivistëve të vetë LDK-së, sikur që ju premtonin popullit në tubimet parazgjedhore, që “nëse vijmë në pushtet do t’i zbulojmë vrasjet e aktivistëve tonë”, ka thënë Tërnava.

Sipas tij, në esencë nuk ndodhi asnjë inicim procedural i këtyre vrasjeve, tani të dyshimtë po bijnë edhe vetë këta të mëdhenjtë e LDK-së, sikur që shpesh iu thonë tjerat parti se vetë ata të LDK-së i kanë vra ata aktivistë të vetë.

“Në të kundërtën po këta udhëheqës të kësaj partie të LDK-së i kontribuuan në parlamentin e Kosovës, që ti zgjedhin njerëzit që ia kanë bërë të gjitha të këqijat më të mëdha LDK-së, Hashim Thaçin kryetar të Kosovës, dhe Kadri Veselin krye kuvendar”, është shprehur Tërnava. Të gjitha dyshimet e elektoratit të LDK-së ndaj njerëzve që e udhëheqin LDK-në janë se SHIK-u i ka shantazhuar në baza materiale (pasurim i paligjshëm) dhe morale me incizime të ndryshme që kanë tubuar për ta, dhe i ka bërë po këta udhëheqës të kësaj partie, tani të jenë në krahun e PDK-së, dhe kur bëhet fjalë mes këtyre dy partive në koalicion që prijësit e LDK-së të mos kenë vërejtje në partinë e PDK-së dhe të votojnë në favor të tyre, sikur u pa në zgjedhjen e kryetarit të Kosovës dhe krye kuvendarit”, ka thënë Tërnava.

Ai konsideron se tani brenda si në kryesinë e LDK-së si në mesin e deputetëve të kësaj partie ka shumë njerëz, që më parë kurrë s’kanë qenë anëtar të LDK-së, por  përkundrazi kanë folur dikur çka është më keq për këtë parti,.

“Tani i kanë përzgjedhur dhe e përfaqësojnë në instancat më të larta, LDK sikur e shpjegova, e që të gjitha dyshimet janë se këta njerëz kanë ardhur me detyra speciale në këtë parti, sepse e thëna e vjetër se kulla nga brenda rrëzohet, është një realitet, e që kemi rast edhe me parti tjera që i përdorin këto taktika, që kur t’ju nevojitet, shefat e mëdhenj ju japin urdhra që ta dobësojnë atë parti, ngjashëm si në rastin e VV-së që u nda PSD-ja. Elektorati i LDK-së është ai që sa ishte Rugova gjallë, gjithnjë ia jepnin votat pa ndonjë aktivitet të madhe të partisë dhe LDK-së, gjithnjë i fitonte zgjedhjet, e tani q nga vdekja e tij, tani kjo parti asnjëherë nuk i fiton më votat”,ka thënë Tërnava.

Sipas tij, po ky elektorat i LDK-së duke i pa këta njerëz që e udhëheqin partinë, e që janë të shantazhuar dhe janë bërë të dëgjueshmit e partive të tjera si të PDK-së etj, dhe tani një shumicë nuk del fare në zgjedhje nga dëshpërimi i tyre, dhe kërkojnë që njerëzit me vlera ti prijnë partisë.

“Sikur që po shihet ata që janë duke e udhëhequr këtë parti, me çdo çmim donë me qëndrue në krye të kësaj partie, me një vlerësim se po erdhën ata me vlera me e udhëhequr partinë, kushedi se çfarë përfundimi do të pësojnë këta që e kanë udhëhequr partinë deri më tani, e që nga skamnorët tani janë multimilionera, edhe që kryetari tani edhe definitivisht është invalid dhe moti i ka plotësuar kushtet e vitet e pensionimit.Në parti punohet gjithqysh pa iu përmbajtur statutit dhe rregulloreve të sajë, si kur është fjala për votim për vendime të rëndësishme, sikur që janë votimi për kryetar dhe të kryesisë të nëndegëve apo edhe të degëve, jashta rregullave votohet me aklamacion-votim i hapur, e jo votim i fshehtë, sikur që e parashohin rregulloret dhe statuti i partisë, dhe krejt për të vetmin qëllim që ti zgjedhin ata që duan vetë, sepse kur votohet me aklamacion, shumica votojnë për ata që janë në pushtet, sepse nga droja që po iu hakmerren ua japin votat të njëjtëve, kurse në votim të fshehtë njerëzit ua japin votën më të mirëve dhe bëjnë ndryshime. Kjo ka ndodhur në shumë nëndegë e degë, e që më e keqja ngjau në nëndegën e qendrës, të degës së IV.”, ka thënë Tërnava.

Ai ka vlerësuar se ata që kanë votuar për kundërkandidatin për kryetar, edhe që i kanë fituar votat për delegat në degë, mbas një kohe ata të gjithë u hoqën nga lista për delegat, vetëm pse kishin votuar për kundërshtarin e kryetarit që me aklamacion i ka fituar votat.

“Pavarësisht kundërshtimeve dhe ankesave për këtë veprim, udhëheqësit e LDK-së që e udhëheqin këtë parti, as që u morën me këto vërejtje dhe kundërshtime, sepse po del që ata që kanë veprua kështu, ‘mirë’ i kanë kryer detyrat e tyre, sepse ata që nuk mendojnë si prijësit e partisë nuk kanë vend në këtë parti. Është për tu çuditur se si në një parti me renome sikur që është LDK-ja, nuk ka demokraci. Edhe për keqpërdorimet që raportohen dhe jepen alarme, këto të këqija askush nuk i shqyrton, as ankesat për padrejtësitë sikur i shpjegova në rastin e zgjedhjes me aklamacion të kryetarit të nëndegës në fjalë, dhe pa shpjegime vazhdohet jeta në parti duke u sjellë sikur krejt është në rregull”, ka thënë Tërnava.

Sipas tij, disa delegat të kuvendit të përgjithshëm të LDK-së, sikur në rastin tim që isha në dy mandate, edhe kur mbahen rrallë tubimet, askush nuk më ka ftuar në tubime, mbase në disa raste të tubimeve kam shprehur mendimin tim që të mëdhenjve të partisë nuk ju kanë pëlqyer.

“Kanë zgjedhur eliminimin, në këtë mënyrë nuk më thërrasin në tubime, por edhe si pasojë e personalitetit tim, më kanë lanë pa asnjë vend pune që nga viti 2010 e deri më tani në këtë vit e këtë çast. Pavarësisht që delegatët e degës më patën kandiduar për deputet, në ditën e fundit të shpalljes së listës zyrtare të kandidatëve për deputet, kryetari Isa Mustafa më largoi nga lista e delegatëve me pretekst se më ruan për Ministër të Punëve të Brendshme, por me koalicionin që e bënë, PDK-LDK, ministër të PB e emëroi Skender Hysenin, kurse unë vazhdoj të zhgënjehem dhe mbes i papunë, kurse kryetari Isa Mustafa nuk më pranon as në bisedime.Tani nëse unë me një kontribut të tillë që e dinë populli angazhimin tim që nga viti 1990 e deri në çlirimin e vendit me 1999, mbes i anashkaluar dhe i pa punë, për çfarë demokracie mund të flasim në këtë parti.Unë kam pasur dhe vazhdoj të kem oferta nga të gjitha partitë tona që të kaloj tek ta, edhe në ato parti në pushtet duke më premtuar vendet ministrore, bëhet pyetja po sikur t’iu ndodhte këtyre të fortëve që e udhëheqin LDK-në, e të anashkaloheshin nga të tjerët, si do të vepronin ata? A thua se a merret dikush me këtë partin tonë, me llogari se këta njerëz që po i lëmë anash me shkuar në ndonjë parti tjetër, apo mos me dal në zgjedhje? A thua në sa për qind iu bie numri i zgjedhësve?”, ka thënë Tërnava duke shtuar se tani askush nuk merret me këto vlerësime, e as që lodhen me këto vlerësime.

Sipas tij, askush tani nuk duhet ta ketë të panjohur arsyen pse kjo parti që nga vdekja e presidentit historik Ibrahim Rugova, më nuk po mund ti fitoj votat, sepse shumë njerëz në këtë parti, po i mbajnë dy e ma shume vende të punës.

“ Shumica prej këtyre që i përmenda më lartë janë edhe  anëtar nëpër borde të ndryshme dhe vende të rëndësishme ku janë pagat e larta. Prandaj sot më të suksesshëm janë ata që servilosen karshi liderit, se sa ata që mundohen që pozicionet t’i marrin në bazë të meritokracisë. Betejat që po zhvillohen sot brenda kësaj partie, nuk kanë të bëjnë më vullnetin e anëtarëve, por me ultimatumin e lidershipit që rrethi i tij të vazhdojë pozicionimin aktual, edhe që të gjithë e kanë të qartë se ky kryetar me këtë gjendje shëndetësore është më mirë të pensionohet. Strukturave të tanishme në LDK nuk po ju konvenon të bëjnë ndryshime me kuadro të reja, sepse atyre po ju intereson që ta mbajnë primatin sepse i tuten së ardhmes për vepra antiligjore që i kanë kryer sa kanë qenë në krye të kësaj partie”, ka thënë Tërnava.

Ai ka thënë se nëse i përcjellim sondazhet e elektoratit në të gjitha anketat që janë bërë, dukshëm më e votuara do të ishte për kryetare të LDK-së Vjosa Osmani.

“ Nëse elektorati e kërkon atë, pse kjo udhëheqësi heziton për ta kandiduar Vjosën për kryetare. Me këtë po dëshmohet se kjo parti është kapur nga ata të mëdhenjtë e kësaj partie, dhe nuk lejojnë demokraci brenda partisë, sepse i tuten udhëheqjes së re, e cila për të bërat e këqija të këtyre prijësve do t’i akuzojnë ata. Koha është që të ketë ndryshime, dhe të përzgjidhen njerëzit autoritativ të kësaj kohe, të cilët partisë do t’ia kthejnë namin, ashtu si po e kërkon elektorati, dhe po u veprua kështu, ajo anëtarësi që është pasive dhe e pakënaqur me këta njerëz ku e kanë sjell këtë parti, e që një kohë nuk kanë dalur fare në zgjedhje, do ta kenë arsyen që të dalin me shumicë në zgjedhje, dhe me këtë dukshëm LDK do t’i fitonte votat dhe do të ishte në situatë që ta qeverisë Kosovën vitet në vijim. Po nuk ndodhin ndërrimet rrënjësore në kryesin e LDK-së në këto zgjedhje, elektorati i saj do ta dënoj edhe më shumë me mos dalje në zgjedhje fare, dhe me këtë do t’i tregohet se kjo udhëheqësi me këta njerëz nuk janë të denjë me e udhëhequr këtë parti”, ka thënë Tërnava, duke shtuar se ata që tradhtojnë një herë do të tradhtojnë edhe në të ardhmen.

Ai ka theksuar se e gjithë kjo u pa më së miri në ato premtimet kur ky kryetar deklarohej para zgjedhjeve kur elektoratit ia kërkonte votën.

“ Është e çuditshme të tillët thanë se kurrë s’ka me hy më, në koalicion me PDK-në, e të tillët leje që hyn në koalicion me PDK-në, por në mandatin e tij i bëri edhe kryetar dhe krye kuvendar. Dhe i beri pikërisht ata që LDK-së i kanë bërë të këqijat më të mëdha deri më sot. Madje edhe sot e kësaj dite shumë familje nga ato të këqija që iu janë bërë, janë të veshur në tesha të zeza”, ka thënë eksperti i sigurisë Hajrrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat