Zëvendësministri Demi: Me Serbinë duhet të kemi reciprocitet të plotë

Politika

Zëvendësministri Demi: Me Serbinë duhet të kemi reciprocitet të plotë

Nga: Z.B Më: 8 korrik 2019 Në ora: 19:44
Zëvendësministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Besim Demi

Deklarata e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Beograd, Kyle Scott, ku ka cekur se taksa që ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia, është pengesë për vazhdimin e dialogut dhe për normalizim marrëdhëniesh midis Prishtinës dhe Beogradit.

"Ne i kemi thënë qartë Qeverisë së Kosovës se mendojmë se taksa duhet të hiqet, në mënyrë që të vazhdojnë bisedimet", ka thënë ambasadori amerikan Scott.

Ai në një ngjarje në Beograd ka thënë se SHBA-ja "e njeh ende udhëheqjen e Bashkimit Evropian në procesin e negociatave" dhe se "është e rëndësishme që të dyja palët të kthehen në tryezën e negociatave".

Ndërsa, në lidhje me këtë temë në një prononcim për gazetën “Bota sot” foli zëvendësministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Besim Demi, i cili tha se miqësia e SHBA-së me kombin shqiptar është pothuajse një shekull e vjetër, sipas tij, interesat e SHBA-së në raport me shtetet mike që ajo i konsideron nuk ndikohen nga politikat e brendshme të shteteve përkatëse.

“Vlerë bazike e gjithë sistemit politik amerikan është mbrojta e interesave kombëtare të shtetit të tyre, i të njëjtës frymë është edhe vendimi i Haradinajt për Tarifën 100%”, ka thënë Demi.

Tutje, ai ka thënë se me Serbinë duhet të kemi reciprocitet të plotë, ngase, siç tha ai, negociatat në asnjë mënyrë nuk duhet të ndërlidhen me Tarifën apo diçka të afërt me të.

Ndryshe, dialogu është ndërprerë prejse Kosova u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia, në nëntor të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat