Politologu komenton përplasjet në koalicionin qeverisës, tregon nëse ka sinjale për zgjedhje të parakohshme

Politika

Politologu komenton përplasjet në koalicionin qeverisës, tregon nëse ka sinjale për zgjedhje të parakohshme

Nga: N.H Më: 10 korrik 2019 Në ora: 22:39
Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj

Deklarata e deputetit të AAK-së, Muharrem Nitaj, i cili tha se, “Çarshia flet që Limaj po kthehet në PDK”, bëri që të nixë reagime nga krahu tjetër i koalicionit, Nisma Socialdemokrate.

Ishte deputeti Nismës, Haxhi Shala, ai i cili reagoi i pari ndaj deklaratës së Nitajt. Shala në një kundërpërgjigje tha se krejt këto fjalë janë spekulime dhe shpifje.

“Veç në Kosovë ndodh që një deputet në debat politik të një televizioni me frekuencë kombëtarë shërbehet me fjalë të çarshive për të bërë goditje të ulëta, siç e tha Muharrem Nitaj. Ai sonte na tregoi se edhe në tv edhe në parlament, kur flet, si argument dhe bazë e fjalimeve të tij janë fjalët e çarshisë ose me thënë më shqip thashethemet, e bëhet zëdhënës i shpifësve e mashtruesve”, ka thënë Shala

E lidhur me këto përplasje është deklaruar edhe politologu i njohur në vend.

Albinot Maloku, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se partnerët e koalicionit PAN edhe në të kaluarën kanë pasur ndërskamsa të niveleve edhe më të larta sesa kjo e fundit mes dy deputetëve.

Ndërsa, politologu thotë se ndanë mendim të njëjtë me deputetin Daud Haradinaj, kur thotë se Nisma Socialdemokrate ka qenë partner i suksesshëm për AAK-në.

Image
Albinot Maloku

“Partnerët aktual të koalicionit kanë pasur ndërskamsa të niveleve edhe më të larta sesa deputetët. Mirëpo, duke e ditur pozicionin politik në raport me një proces zgjedhor, fuqinë e tyre në elektorat, por edhe interesat e të qenurit në pushtet, të njëjtat i kanë menaxhuar mjaft mirë sa për të mos i rrezikuar jetën Qeverisë. Ndaj mendim me deputetin Daud Haradinaj, kur thotë se NISMA ka qenë partner i suksesshëm për AAK-në”, është shprehur Maloku, për gazetën “Bota sot”.

Tutje, ai ka theksuar se koalicioni aktual është i bazuar mbi interesin e pushtetit.

Maloku krejt në fund ka potencuar se sinjale për një proces zgjedhor të mundshëm nuk është se nuk ka.

“Ky partneritet padyshim se është i bazuar mbi interesin e pushtetit. Nëse flasim për këto gjuajtjet mes deputetëve Nitaj e Shala, konsiderojë se i pari ka një rezon shpjegimi e shtjellimi shumë më të përparuar dhe është më i arsyeshëm kur dallon atë çka thotë e mendon ai e çka thotë e mendon çarshia. Kurse deputeti Shala nga hyxhymi ka gjuajtur jo në shenjë. Sinjale për një proces zgjedhor të mundshëm nuk është se nuk ka”, ka përfunduar politologu Maloku, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat