Mosliberalizimi i vizave, deputetja e LDK-së tregon fajtorin

Politika

Mosliberalizimi i vizave, deputetja e LDK-së tregon fajtorin

Nga: G.B Më: 1 gusht 2019 Në ora: 15:13
Foto ilustruese

Çështja e liberalizimit të vizave prej vitesh po diskutohet, ku politikanët vazhdimisht jepnin afate kohore se kur do të liberalizohen vizat.

Mirëpo, liberalizimi ende nuk ka ndodhur, e sa i përket fajtorit për këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur deputetja nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri.

Ajo thotë se qeveria ka degraduar shumë sa i përket luftës së korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe BE ka arsye pse ankohet, por për liberalizimin e vizave kanë borxh edhe institucionet e BE-së.

Image
Besa Gaxherri

“Qeveria në shkuarje ka shumë premtime te pa përmbushura një ndër to është edhe liberalizimi i vizave. Siç jemi të gjithë dëshmitarë kjo qeveri ka degraduar shumë sa i përket luftës së korrupsionit dhe krimit të organizuar, drejtësia në vend është në stadin e pa pranueshëm, cilësia e arsimit tejet e dobët, shërbimet shëndetësore shumë keq, prandaj mendoj se BE ka pasur arsye të ankohet por procesit të liberalizimit i kanë borxh edhe institucionet e BE-së”, është shprehur ajo.

Sipas Gaxherrit, Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim dhe ky proces duhet të mbyllet sa më shpejt pa asnjë kompromis tjetër.

“BE, këtë vit ka pasur zgjedhjet dhe ka arsyetuar në një formë veten për vonesë dhe burokraci të pa kuptueshme ndaj këtij procesi në raport me popullin e Kosovës, Kosova i ka përmbush kriteret e kërkuara për liberalizim gjithmonë me kontributin e opozitës aktuale, andaj ky proces duhet të përmbyllet sa më shpejt pa asnjë kompromis tjetër”, ka deklaruar deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat