Tërheqja e SHBA-së alarm i rëndë për Kosovën: Zbulohet skenari se nga kush po kontrollohet shteti

Politika

Tërheqja e SHBA-së alarm i rëndë për Kosovën: Zbulohet skenari se nga kush po kontrollohet shteti

Nga: N.H Më: 18 gusht 2019 Në ora: 21:14
Daut Haradinaj, Naser Shala, Ramush Haradinaj dhe Haxhi Shala

Përkrahësit më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Britania e Madhe, janë tërhequr nga bordi i Agjencisë Kosovare për Verifikimin e Pronës, krejt kjo, për shkak të pakënaqësisë së tyre ndaj mosreagimit të institucioneve të Kosovës për shkarkimin e Naser Shalës nga pozita e kryetarit të këtij institucioni.

Lidhur me këtë, analisti politik, Faton Mehmeti, konsideron se rasti “Ftyra”, dëshmon edhe një herë kapjen e shteti nga nëntoka kriminale.

Ai për gazetën “Bota sot”, tregon se si edhe njëherë bie poshtë propaganda e Kadri Veselit për të luftuar korrupsionin.

Image
Faton Mehmeti

“Rasti në fjalë dëshmon edhe një herë kapjen e shteti nga nëntoka kriminale, të cilët sfidojnë shtetin dhe institucionet e saja. “Ftyra” njihet si person që kontrollon PDK-në, njerëzit e saj e të cilët janë argat të tij. Këtu edhe njëherë bie poshtë propaganda e Kadri Veselit për të luftuar korrupsionin, kur njerëzit e tij janë në bordet dhe agjensionet më të rëndësishme të shtetit.

Mehmeti është i mendimit gjithashtu se ky është një alarm se kështu me nuk shkohet, dhe se e keqja ka tejkaluar çdo kufi.

“Tërheqja e SHBA-së është këmban alarmi se kështu me nuk shkohet, dhe se e keqja ka tejkaluar çdo kufi të normalitetit. Në këtë rast duhet theksuar se Naser Shala është vetëm një nga njerëzit që ka kapur shtetin, dhe qëndrojnë mbi shtetin”, shpjegon analisti politik.

Në fund, ai potencon se është një lajm i keq për vendin dhe të ardhmen e saj tërheqja e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.

“Mos largimi i këtij njeriu tregon qartë se bandat kriminale janë mbi shtetin, kontrollojnë çdo gjë dhe rrjedhimisht nuk guxon askush të sfidoj. Lajmi i keq për Kosovën dhe të ardhmen e saj është tërheqja e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, që faktikisht shpërfaqin shtetin e dështuar”, përfundoi analisti politik, Faton Mehmeti, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat