Ky është rreziku i manipulimit të votave

Politika

Ky është rreziku i manipulimit të votave

Nga: A.M. Më: 13 shtator 2019 Në ora: 16:10
Ilustrim

Analisti politik, Nexhat Haziri në një prononcim për “Bota sot”, ka treguar mënyrën se si vjen deri tek manipulimi i zgjedhjeve.

“Mos pastrimi i listave dhe paradoksi me numrin e votuesve në raport me numrin e përgjithshëm të popullsisë, që dalin përafërsisht të njëjtë, krijojnë hapësirë dhe mundësi reale për manipulimin e zgjedhjeve, dhe se ky fenomen nuk është i panjohur në Kosovë”, ka thënë ai për “”Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka treguar motivin kryesor që mund të qojë deri tek manipulimi i votave të qytetarëve.

Image
Nexhat Haziri

“Në atë çfarë shohim në këtë parafushë zgjedhore dhe mënyrën e polarizimit të skenës politike, duke krijuar një ambient të pasigurt dhe mosbesues paraqet një rrezik potencial se mund të ketë manipulim të procesit siç janë blerja e votës dhe vjedhja e saj. Duhet po ashtu të kihet parasysh kur flasim për mundësinë e manipulimit të procesit zgjedhor edhe fatin se disa nga eksponentë të skenës politike të inkriminuar në vepra anti-ligjore e që vijnë nga partitë e të ashtuquajturit "Krahu i Luftës" mundësinë e vetme për ti ikur ballafaqimit të drejtësisë e shohin vetëm mbetjen apo ardhjen e tyre në pushtet. Dhe mbase ky është motivi kryesor që ata do ti shtynë që më çdo kusht të arrijnë të votat e qytetarëve, edhe në forma manipulative e antiligjore”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat