Ilir Mirena, një argat i shitur për një grusht parash, po na shet moral! - Bota Sot
Ilir Mirena, një argat i shitur për një grusht parash, po na shet moral!

Politika

Ilir Mirena, një argat i shitur për një grusht parash, po na shet moral!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 8 nëntor 2019 Në ora: 00:04
Ilir Mirena

Periskopi i Ilir Mirenës, qenka marrë sot me një shkrim timin pse jam gëzuar për ftesën që Gjykata Speciale i ka dërguar Kadri Veselit.

Ilirit dua t’i them se, jo gëzuar, po shashtrisë prej gëzimit jam, madje do të gëzohem edhe më shumë kur të ftohet presidenti Hashim Thaçi.

Pse?

Sepse, po të mos ftohej nga Gjykata Speciale, do t’i binte se këtë Gjykatë e ka kapur Thaçi e Veseli sikurse Gjykatat, prokurorinë e komplet sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Kjo do ti binte, me ua ngulë ushtarëve të pafajshëm të UÇK-së, me ua kurdisë vrasjet e vet të shpëtojnë dhe t’i gëzojnë milionët që i kanë zhvatur nga shteti i Kosovës.

Nëse nuk do të ftohen këta dy personazhet e lartcekura nga Specialja, atëherë kushdo tjetër që do të dënohej nga ky institucion do të ishte tradhti kombëtare madje edhe tradhti ndaj UÇK-së dhe gjakut të ushtarit të vërtet që fal tyre sot e gëzojmë lirinë.

Ata që luftuan, vdiqën, disa humbën edhe gjymtyrët e trupit, sot po vuajnë, përshkak të kriminalitetit të madh që ka ndodhë në Kosovë, prej “komandantëve” që u pasuruan qysh në luftë prej dy fondeve të luftës.

Ato para i trashëguan dhe sot gëzojnë milionët.

Tjetra, kushdo që u ka dalë në rrugë i kanë burgosur e vrarë sikurse Astrit Deharin në burg dhe Dino Hasanajn që për çudi e shpallën si vetëvrasje me dhjetëra plagë thike në trupin e tij.

Këtë vetëm Ilir Mirena mundet me besua, por jo edhe unë, madje askush nuk e beson këtë.

Për dallim prej tyre, duhet thënë Ilir Mirenës dhe Periskopit, se asnjëherë nuk kam përfituar prej njerëzve të politikës, as prej PDK-së, as prej LDK-së e as prej LVV-së. Unë nuk jam sikurse ato lariçkat me kërcye për një grusht para nga një vend në një vend tjetër – dihet mirë për veprimtarinë e tij.

Image

Duhet përkujtuar Ilirit se, vrasjet në luftë nuk i bëmë ne. Madje as vrasjet paslufte. Për këtë duhet me dhënë përgjegjësi Thaçi e Veseli. Thaçi akuzohet direkt nga shumë personalitete në Kosovë për vrasje, edhe familjet e viktimave e akuzojnë, atëherë pse mos të gëzohemi nëse një vrasës apo urdhërdhënës dënohet për punët e tij të fëlliqta.

Ne gëzohem Ilir për dallim prej teje. Ti mbrojë!

Kemi pasur raste direkt nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që e kanë akuzuar Kadri Veselin dhe SHIK-un për vrasje, nëse nuk është e vërtetë atëherë le të tregon për veprimtarin e SHIK-ut, pyetjet i kemi cekur edhe në shkrimin e kaluar.

Dikush duhet me dhënë përgjegjësi Ilir, ndoshta edhe ju sepse ke bashkëpunua edhe ti me PDK-në, ke qenë zëvendësministër dhe kryetar i degës së PDK-së në Kastriot.

Ilir Mira, sipas jush a jemi çdo gjë në rregull me drejtësi apo?

Pse nuk u zbulua asnjë vrasje politike e pasluftës? Për vrasjen e Ahmet Krasniqit e shumë të tjera në luftë mos të flasim, por për këto të fundit, që i kemi të freskëta.

T’i anashkalojmë pak edhe ato vrasjet e para që janë bërë pas çlirimit, por çka po ndodh me rastin e Astrit Deharit? Tregona Ilir! Jepe një analizë për këtë farë pune, se kemi nevojë të dëgjojmë “pejgamberet” sikurse ju që mund të flisni për secilin problem në Kosovë.

Ilir, ne ndoshta jemi ndër shumë pak persona që i gëzohemi burgimit të kriminelëve, po e shoh që ju jeni për me vazhdua krimi e mos me u burgos autori i vrasjes, e as urdhërdhënësit. Por, ja që nuk jemi sikurse ju, një “lavire” që ua mbanë zhagun politikës.

Për ne Ilir, kupto njëherë e përgjithmonë, kushdo që ka vrarë shqiptarë dhe që burgosët do të jetë një lajm super i gëzueshëm.

Edhe Kadri Veseli duhet me tregu qartë, njëherë e përgjithmonë se sa ishte ne krye të SHIK-ut, çka kanë bë, kush dhe pse u vra? Tek e fundit, atë punë e ka pas? E njëjta vlen edhe për Thaçin, edhe ai duhet të “lahet” para drejtësisë për të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të.

Tregon pak Ilir, se si ndodhi që një ish këshilltar i Thaçit të jetë agjent i BIA-s e tash po bëhet deputet i Kosovës.

Cili është opinioni juaj për këtë çështje? Si e vlerësoni që Branislav Nikoliqi, ish-këshilltari i Thaçit, haveri të juaj të jetë në Kuvend? Çka ka bërë ai sa ishte këshilltar i Thaçit, për kë ka punu?

Ilir, aq poshtë keni ra saqë e quajtët edhe diasporën analfabete.

A nuk është ky një turp për juve të na shitni moral?

Ilir, ne kur biemi në nivelin tuaj, do t'i mbyllemi të gjitha llogaritë në rrjete sociale dhe do të fshihemi në ndonjë vend sa mos të na shoh njeri.

Ne s’kami personale me askënd, as me Thaçin e as me Veselin, por e dua drejtësinë. Kështu që, nëse vërtetohen të bëmat e tyre, për të cilat akuzohen, atëherë do të festojmë, në të kundërtën dimë edhe të kërkojmë falje, por mos harru, vet e votuan Specialen, ngase Kosova me Lumezin e shokët e juaj që 20 vjet nuk e zbardhi asnjë vrasje!

Nuk është problemi Ilir, vetëm tek vrasjet politike, sepse pas luftës janë vra edhe komandant të UÇK-së, siç ishte “Drini”. Ne kërkojmë të vërtetën edhe për të!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat