Vjen thirrja serioze për Thaçin: Duhet të kërkojë këtë gjë nga ndërkombëtarët, derisa... - Bota Sot
Vjen thirrja serioze për Thaçin: Duhet të kërkojë këtë gjë nga ndërkombëtarët, derisa...

Politika

Vjen thirrja serioze për Thaçin: Duhet të kërkojë këtë gjë nga ndërkombëtarët, derisa...

Nga: D. B. Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 17:48
Hashim Thaçi

Ndonëse Kosova dhe Serbia, e kanë pezulluar dialogun tash e një kohë, megjithatë pikërisht në kohën kur Kosova nuk ka Qeveri apo ekip të dialogut, Thaçi dhe Vuçiqi takohen në Francë me ndërmjetësimin e Presidentit Emmanual Macron.

E në anën tjetër problemi më i madh i Kosovës, mbetet Serbia dhe gënjeshtra zvarritëse të saj se gjoja  janë të interesuar për zgjidhje.

Ndërsa analisti politik Skënder Zogaj ka pohuar se Presidenti Hashim Thaçi është legjitim në postin e tij dhe, pavarësisht nga përshtypjet e shumta dhe të ndryshme që i bëhen, është zyrtari i cili ka disa vjet që e përfaqëson Kosovën në dialogun me Serbinë.

Ai konsideron, se ky është fakt i pamohueshëm që e ngarkon me përgjegjësi të veçantë, për gjithçka që ka ndodhur në dialogun.

“Vlerësimin padyshim që kanë për ta bërë institucionet e Kosovës dhe, kjo çështje nuk mendoj se ka vend që të diskutohet tash, kur Kosova ndodhet në çastet më dramatike të përcaktimit të fatit të saj historik. Por, mendoj se Presidenti do të bënte mirë nëse partnerëve ndërkombëtar ua kërkon që t'i pezullojnë takimet derisa të formohet qeveria e re dhe të krijohen kushte për vendim marrje të qëndrueshme. Pra, mendoj që vet Presidenti Thaçi duhet të bëjë gjithçka që të formohet sa më shpejt qeveria e re dhe të integroj funksionin presidencial në ekipin dialogues, për ta fuqizuar zërin shtetëror të Kosovës”, ka thënë analisti politik Skënder Zogaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat