Luzha: Tragjedia në Shqipëri, të anulohen të gjitha mbrëmjet festive të 28 nëntorit në Kosovë

Politika

Luzha: Tragjedia në Shqipëri, të anulohen të gjitha mbrëmjet festive të 28 nëntorit në Kosovë

Nga: V.R Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Në orët e hershme të mëngjesit të së martës, qyteti i Durrësit dhe Tirana, u goditën nga një tërmet me 6.4 shkallë. Tërmeti i ndodhur ditën e martë, shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale si dhe viktima në njerëz.

Mbi 30 persona tashmë konsiderohen jetë të humbura dhe qindra të tjerë të lënduar. Ky shkak, është i mjaftueshëm që në Kosovë, mbrëmjet e 28 nëntorit të anulohen në tërësi, në shenjë solidarizimi me viktimat në Shqipëri.

Aktivistja e shoqërisë civile, Besa Luzha, nëpërmjet një postimi ka thënë se që në ditën kur ndodhi tragjedia, ka bërë thirrje që në këtë situatë, nuk do të duhej të kishte festë.

Për “Bota sot”, Luzha tha se humbjet janë të mëdha dhe se ajo që është e nevojshme është solidarizimi.

“Që në ditën që ndodhi tragjedia,unë kam bërë thirrje se me këtë nivel tragjedie nuk ka festë nëntori. Humbjet janë të mëdha andaj më mirë të solidarizohemi dhe të fokusohemi në rindërtim dhe rekuperim”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat