Kosova i dha tokë Malit të Zi, vizat nuk u hoqën, analisti tregon se kush e ka fajin

Politika

Kosova i dha tokë Malit të Zi, vizat nuk u hoqën, analisti tregon se kush e ka fajin

Nga: D.B Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 19:54
Ilustrim

Qytetarët e Kosovës janë mësuar me pritje për liberalizimin e vizave dhe me data që i përcaktuan udhëheqësit. Këto premtime dolën të jenë boshe, pasi liberalizimin nuk ka ndodhur ende dhe nuk dihet se kur do të ndodhë.

Analisti politik Skender Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se këto premtime lidhen edhe për konsum të brendshëm politike, e që na shkaktuan dëme dhe shtyrje që të udhëtojmë pa viza në Evropë.

“Kosova i përmbushi shumë kushte teknike të përcaktuara nga organizmat përkatëse evropiane, por nuk u përmbushen edhe kushtet kryesore siç janë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Një kohë bukur të gjatë u përfole ne opinionin e gjere publikë, së demarkimi i vijës kufitare më Mal të Zi do te jete kushti i cili nëse përmbushet, do të kemi edhe liberalizim të vizave”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

Image
Skender Mulliqi

Sipas tij, demarkimi ndodhi në dëm të Kosovës dhe nuk ndodhi edhe premtimi i dhënë i strukturave tona të shtetit, por edhe disa vendeve të Evropës, të cilat çështjen e demarkacionit e shfrytëzuan për interesa strategjike politike që i kishin karshi Malit të Zi.

“Sidoqoftë fajin për mos liberalizim të vizave e mbajnë qeveritë e deritashme, të cilat më shumë verbalisht se sa praktikisht e luftuan korrupsionin. Në strategjinë e BE-së për zgjerim është përmendur që drejtësia në Kosovë është e ndikuar nga politika .Edhe në rezolutën, të cilën e ka kaluar Parlamenti Evropian, është potencuar që Kosova vuan nga korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes. Sigurisht së vendet e BE-së presin nga qeveria e re, më shumë kur behet fjalë për luftën kundër dukurive negative, si kusht për daljen e Kosovës nga izolimi, që na ka shkaktuar edhe dëme ekonomike”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

Ai konsideron se, komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Han ka përmendur vitin 2020, si kohën optimale kur Kosova, mund të pres një vendim pozitiv për liberalizim vizash.

“Qeveria e re ka shume gjasa që brenda vitit që po vjen t`i përmbush kriteret e përcaktuara nga BE-ja, në mënyrë që brenda vitit 2020, qytetarët më në fund të udhëtojnë pa viza, pas izolimit 20 vjeçar, të gatuara me shume nga qeveritë e mos përgjegjshme që i patëm. Mos ndershmëria në punën të atyre që e drejtuan shtetin, gjeneroj keq edhe në shumë segmente të jetës, si në rritjen e varfërisë dhe në largimet masovike nga Kosova”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat