Juristi tregon si duhet të ndahen ministritë dhe postet në mes të VV-së dhe LDK-së

Politika

Juristi tregon si duhet të ndahen ministritë dhe postet në mes të VV-së dhe LDK-së

Nga: G.B Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 14:29
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se do të vazhdojnë bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje për të arritur një marrëveshje të baraspeshuar.

Pati deklarata se partitë nuk u pajtuan për ndarjen e posteve e të ministrive.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën “Bot sot” se fillimisht duhet të ketë kandidatë profesional që do të merren me ministritë, e ato duhet të ndahen sipas kontributeve e programeve.

Image
Blerim Burjani

“Mendoj së pari se duhet të kenë kandidatë profesional që do të merren në mënyrë efikase me resorin përkatës ministror, jo vetëm thjesht të emërojnë kandidatë kot dhe të zbatojnë urdhrat të liderit apo partiak. Ndarja e ministrive duhet të bëhet sipas kontributeve që mund të bëjnë nëse kanë program ekonomik apo linja programore, pra duhet të ndahen ministritë varësisht nga kuadrot profesional që kanë, që dinë më mirë ta zbatojnë programin e përbashkët ekonomik, në këtë rast, edhe në situatat tjera duhet të jetë njëjtë, pra nuk duhet të insistohet në mënyrë të verbër se i takon ati subjekti apo këtij subjekti por a ka mundësi dhe qasje efikase në trajtim të temës. Pra kjo duhet të jetë primare në ndarje të posteve por jo në mënyrë të verbër se më duhet ta kem këtë ministri, pra ky duhet të jetë parimi i ndarjes së posteve”, është shprehur ai.

Sa i përket ministrive, Burjani thotë se LDK duhet t’i marrë 6 dhe kryeparlamentarin ndërsa VV 4 ministri dhe kryeministrin, ndërsa presidenti të mos diskutohet.

“Kam thënë se më së miri do të ishte të bëhet ndarja në këtë mënyrë 6 ministri LDK, 4 LVV dhe Kryeministri i VV, Kryeparlamentari duhet të jetë i LDK, presidenti nuk duhet të diskutohet sepse nuk duhet të jetë antikushtetues si deri tash, ai duhet te jetë i pavarur”, ka deklaruar Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat