Kërkohet transparencë në emërimin e ambasadorëve - Bota Sot
Kërkohet transparencë në emërimin e ambasadorëve

Politika

Kërkohet transparencë në emërimin e ambasadorëve

Nga: A.M. Më: 11 mars 2020 Në ora: 22:32
Glauk Konjufca

Javë më parë, ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca mori vendim për shkarkimin e disa ambasadorëve nga postet diplomatike.

Lidhur me këtë çështje, analisti politik, Faton Mehmeti, ka deklaruar për “Bota sot” se duhet te vendosen ambasadorë të cilët e meritojnë që ta përfaqësojnë vendin.

“Është krejtësisht e kuptueshme që qeveria e re të ketë staf të ri, në ketë aspekt edhe ambasadorët të cilët ajo mendon se meritojnë ta përfaqësojnë. Megjithatë qeveria e re duhet të tregoj mbi ç'bazë bën shkarkimet e disave, dhe disa jo”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai është shprehur se duhet të jetë transparent ky proces.

“Ky proces duhet të jetë transparent, dhe si i tillë të vazhdoj. Besoj se shkarkimet e deritashme janë të ambasadorëve kanë qenë të duhura, duke qenë se ata janë emëruar mbi bazë të familjarizmit dhe jo meritës; prandaj edhe kanë munguar rezultatet. Në kërkim të rezultateve, qeveria e re kërkon të ndryshoj kahjen, dhe kjo është krejtësisht normale”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat