“Qeveria duhet të kërkoj nga zonja Merkel që në marrëveshje me NATO-n, të dërgohen trupat gjermane në Veri të Mitrovicës"

Politika

“Qeveria duhet të kërkoj nga zonja Merkel që në marrëveshje me NATO-n, të dërgohen trupat gjermane në Veri të Mitrovicës"

Nga: D.B. Më: 6 prill 2020 Në ora: 15:36
Merkel

Ka indikacione se në Veri të Mitrovicës mund të provokohen incidente,të cilat pastaj do të përdoren nga ata që kërkojnë shkëmbim të territorëve, se gjoja  nuk është e mundur që shqiptarët dhe serbët të jetojnë bashkë, dhe se e vetmja mundësi është ndarja.

Analisti politik Faton Mehmeti duke folur rreth kësaj çështje ka thënë për gazetën “ Bota sot” se  duhet shumë kujdes dhe instalim të KFOR-it gjerman si garanci më e mirë për të parandaluar një situatë të tillë, të padëshiruar dhe kundër interesave të vendit tonë.

Image
Faton Mehmeti

Sipas tij, qeveria duhet të kërkoj nga zonja Merkel që në marrëveshje me NATO-n të dërgohen trupat gjermane në Veri të Mitrovicës.

“Ka shumë njerëz të interesuar si nga ana e Thaçit ashtu edhe e Vuciqit që të provokojnë incidente të tilla, e të cilat pastaj në këtë mjegullnaja të nënshkruajnë ndonjë marrëveshje për ndarje të vendit. Vërtete është situatë e brishtë, e cila shumë shpejt mund të del edhe nga kontrolli”, është shprehur analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat