"Pornografia e Sami Lushtakut me të varfërit"

Politika

"Pornografia e Sami Lushtakut me të varfërit"

Nga: M.H Më: 12 prill 2020 Në ora: 09:51
Sami Lushtaku duke shpërndarë pakot pa masa mbrojtëse në fshatra të Skenderajt

Gjatë ditës së djeshme është përfolur mjaftë shumë shpërndarja e zyrtarët të lartë të PDK-së, Sami Lushtaku, në qytetin e Skenderajit.

Lushtaku ofroi këto ndihma qytetarëve duke theksuar që do ta kenë mbështetjen e PDK-së, edhe në këto ditë pandemie. Në pakot e ndihmave janë parë fletushka të PDK-së, duke ngritur reagime nga palët tjera se këto ndihma janë bërë vetëm për interesa politike.

Në lidhje me këtë temë, analisti politik, Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që këto ndihma nuk mund të quhen bamirësi pasi po bëhen në prezencë të kamerave dhe janë biznes i ndyrë politik.

Më tej, Shahu tha që kjo lloj bamirësi ku poshtërohen të varfërit është porongrafi me varfërin dhe po bëhen për këmbim votave.

Jep pako me ushqime e merr vota, ishte edhe synimi i Lushtakut, pëfundon Shahu.

“Gjitha ndihmat që jepen para kamerave janë biznes i ndyrë politik, janë pazar, janë tregti votash dhe interesash, janë poshtërim i të varfërve, janë ridenim i tyre edhe me tallje përveçse janë të dënuar me varfëri. Të gjithë ata që japin ndihma në mënyra demonstrative para kamerave ata paguajnë reklamat televizive në këtë mënyrë dhe shalojne të varfrit. Bamirësi e nuk duhet ta marrë vesh askush. Nëse bamirësi shfaqet si tregtar ai nuk është bamirës por tregtar që poshtëron të varfrit. Dora e majtë nuk duhet ta dijë çfarë dha e djathta. Por në rastet kur matrapazët që mendojnë se mbajnë gjallë popullin me makarona apo vaj të falur dhe vënë në arka targat apo tabllat e partive politike këtu kemi të bëjmë me blerje votash me ushqime”.

Image
Rexhep Shahu

“Me të drejtë kjo lloj bamirësie që bëhet me kamera ku poshtërohen dhe deklarohen të varfrit dhe është quajtur pornografi me varfërinë. Në Kosovë e sidomos në Shqipëri pornografia me varfërinë është pornoja me poshtruese këto kohë. E neveritshme është pastaj arroganca e këtyre lloj tregtarëve që hiqen bamirës kur kërcënojnë të tjerët dhe kërkojnë të shenjterohen. Hapin edhe konto e llogari tubankare nëpër shtete të botës që të shesin lotët e të varferve dhe të mbushin kontot e tyre bankare”.

“Edhe Lushtaku ndihma në këmbim të votave ndan. Po të mos i këmbente me vota, do gjente mënyra tjera të ndihmonte njerzit pa dale vetë në kamer si tregtar votash, jep pako me ushqime e merr vota, përfundoi Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat