“Kosova pas Covid-19 do rilindë dhe do dalë edhe më e shëndetshme”

Politika

“Kosova pas Covid-19 do rilindë dhe do dalë edhe më e shëndetshme”

Nga: D.B. Më: 13 prill 2020 Në ora: 13:48
Foto Ilustrim

Situata me karantim të vendit të disa qyteteve përfshirë këtu edhe kryeqytetin mund të zgjas me javë e ndoshta edhe me muaj dhe ende nuk dihet se a do të ketë shteti strategji për të përballuar situatën pas kësaj.

Njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi ka thënë për gazetën “Bota sot” se karantina shumë më e vështirë dhe e rëndë është për të pasurit, për klasën politike të korruptuar sesa për popullatën shqiptare.

Image
Sulejman Mehazi

Sipas tij, popullata edhe para Covid-19 nga aspekti social e ekonomik ka qenë në karantinosje të përhershme, nuk ka mundur të shuajë dëshirat, kënaqësitë, ahengjet e epshet për shkak ngurosjeve ekonomike e sociale.

“Virusi Covid-19 sa është e keqe është edhe e mirë për vetëdijesimin e klasës politike dhe të bizneseve të egra private të cilën pa fije mëshira kanë varfëruar popullatën e Kosovës. Në aspektin mistik karantina e ka kuptimin e ngritjes shpirtërore, e vetëdijesimit dhe pastërtisë morale e kulturore, karantina për të pasurit është mësim ekonomik, që, në të ardhmen të jenë më të kujdesshëm ndaj pasurisë së fituar, kurse për popullatën e Kosovës është ngritje shpirtërore e edukative për të ndalur hovin e të korruptuarve ordinarë të pushtetit”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

Ai konsideron se pas karantinosjes besojmë se elita politike do jetë më e mençur ndaj shtetit e popullatës, kurse karantina për popullatën e Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi le të jetë një rilindje sociale, ekonomike, psikologjike e shpirtërore.

“Historia njerëzore ka treguar se karantinosjet kanë dhënë rilindje të përgjithshme fizike-shpirtërore, reale e ideale për të mirën e njerëzimit, dhe, besojmë se Kosova pas Covid-19 do rilind dhe do dalë edhe më e shëndetshme sesa para Covid-19. Karantina ka shtuar dashurinë familjare, ka mposhtur egon, ka ulur kokat e të mëdhenjve e ka vetëdijesuar gjithë botën njerëzore”, është shprehur njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat