Kriza politike në kohë pandemie në Kosovë, juristi tregon zgjidhje për tejkalimin e saj

Politika

Kriza politike në kohë pandemie në Kosovë, juristi tregon zgjidhje për tejkalimin e saj

Nga: G.B Më: 16 prill 2020 Në ora: 12:53
Qeveria e Kosovës

Presidenti i vendit i ka dërguar letrën e tretë kryeministrit, duke i kërkuar emrin e mandatarit.

Por, Lëvizja Vetëvendosje konsideron se emrin do t'ia bëjë të ditur pas tejkalimit të gjendjes së pandemisë së koronavirusit.

Në anën tjetër, LDK po e mendon formimin e Qeverisë bashkë me AAK-në, Nismën dhe komunitetet, nëse presidenti u jep mundësinë ta formuar atë.

Image
Blerim Burjani

Lidhur me këtë, juristi Blerim Burjani, ka thënë për gazetën "Bota sot" se do të duhej të bëhej një qeveri teknike, që do të shmangte komplikimet për formimin e qeverisë së re, ose presidenti të gjejë zgjidhje për të themeluar një qeveri.

"Situata më e mirë do të ishte sikur të ketë shteti qeveri teknike dhe të pajtohej VV si parti fituese e 6 tetorit, do të shmangte komplikimet për themelimin e qeverisë së re. Themelimi i qeverisë së re për momentin ka shumë paqartësi dhe komplikime të shumta kushtetuese por sidoqoftë presidenti i shtetit bazuar në nenin 82.4 duhet të mundësojë funksionimin e shtetit, pra duhet të gjejë rrugë për të themeluar një qeveri", është shprehur ai.

Sipas tij, do të ishte mirë që të pajtohen të gjithë, duke shtuar se në Kosovë partitë nuk e japin pushtetin, sepse nuk mund t'i ushtrojnë më veprimtaritë.

"Do të ishte pozitive po sikur të gjithë të pajtohen, pra këto parti parlamentare të pajtohen për të themeluar një qeveri teknike të përkohshme, të përbërë nga ekspertë. Në Kosovë ka probleme tjera partitë politike pushtetin nuk e japin për asgjë e më së paku qeverive teknike, sepse vet nuk mund të ushtrojnë veprime dhe përfitime, këtu është pengesa tjetër që i bën vetes kjo skenë politike", ka deklaruar Burjani për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat