“Pa Vjosa Osmanin, LDK-ja bëhet forcë e tretë politike në Kosovë”

Politika

“Pa Vjosa Osmanin, LDK-ja bëhet forcë e tretë politike në Kosovë”

Nga: D.RR Më: 18 prill 2020 Në ora: 18:32
Vjosa Osmani

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi vlerësoi se partia e tij do të mund të fitonte më shumë vota në zgjedhjet e 6 tetorit, pa Vjosa Osmanin në krye të listës.

E për këtë deklaratë, njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi, e vlerëson si gabim të Gashit mendimin për Vjosa Osmanin. Ai mendon se pa Vjosa Osmanin, LDK-ja do të bëhej forca e tretë në vend.

“Gabimi më i madh është të thuhet se pa Vjosa Osmanin LDK-ja do merrte më shumë vota, këto deklarata të deputetit të LDK-së, Arben Gashit më shumë janë anuese simpatizantësh sesa politike, të logjikshme e të arsyeshme. Gashi me shumë shpreh revoltë xhelozie ndaj Vjosa Osmanit e asgjë më tepër. Pa Vjosën LDK-ja bëhet forcë e tretë politike në Kosovë e jo më shumë, prandaj e kot e jo bindëse është prononcimi i deputetit Arben Gashit ndaj Vjosa Osmanit”, vlerësoi Mehazi.

Për më tepër, ai thotë se LDK-ja po iu frikësohet zgjedhjeve të reja.

“Po t'ia bëjmë një pyetje të thjeshtë deputetit Gashit, se nëse është e vërtetë se pa Vjosën LDK-ja do merrte më shumë deputet, atëherë pse nuk duan e nuk pajtohen me kërkesën e LVV për zgjedhje të reja parlamentare, po me turr e hap e me vrapë duan t'u ikin zgjedhjeve duke krijuar koalicione qeveritare me AAK, Nisman dhe AKR-në. LDK-ja e Gashit krejt këtë e bën për shkak të frikës nga zgjedhjet e reja parlamentare”, u shpreh Mehazi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat