Eksperti i ekonomisë kërkon hapjen e bizneseve, tregon si të veprohet për rimëkëmbjen e tyre

Politika

Eksperti i ekonomisë kërkon hapjen e bizneseve, tregon si të veprohet për rimëkëmbjen e tyre

Nga: G.B Më: 25 prill 2020 Në ora: 14:22
Mustafë Kadriaj

Me krizën në shëndetësi për shkak të pandemisë së koronavirus, në gjithë botën ka pësuar edhe ekonomia.

Përjashtim nuk bën as Kosova, ku pothuajse të gjitha bizneset janë të mbyllura prej më shumë se nj muaj.

E eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, ka thënë për gazetën "Bota sot" se duhet filluar hapja e bizneseve dhe të lehtësohen masat.

"Me sjelljen e qeverisë aktuale lë të kuptohet që pandeminë më shumë po e shfrytëzon për t'i  zgjatur vetes ditët në pushtet ndërsa në anën tjetër në krye e detyrës janë shkarkimet pra e gjithë puna në bazë ditore janë shkarkimet pa menduar aspak që bëjë një rishikim të situatës që të mendohet për masa lehtësuese duke ju mundësuar bizneseve dhe njëherësh qytetarëve që t'i kthehen aktivitetit ekonomik dhe jetës në përgjithësi. Duke u bazuar që kemi një rënie të të prekurve dhe gjasat për të eskaluar situata janë më se të vogla për faktin që mbyllja e kufijve dhe ndalja e aktivitetit biznesor ka dhënë efekte pra tani vetëm të kurohen të prekurit dhe njëherësh të hiqen masat për lëvizje të lirë dhe për aktivitet ekonomik por që të ketë të qartë çdo qytetar që përshëndetja me duar duhet të largohen nga përshëndetja dhe njëherësh distancim sipas rekomandimeve të shëndetësi", është shprehur ai.

Sipas Kadriajt, javën e ardhshme duhet të fillohet me masa lehtësuese dhe hapje të bizneseve, në të kundërtën do të mbyllen shumë biznese në vend.

"Pra me masa lehtësuese vlerësoj që duhet të fillojë nga java e ardhshme ndërsa maji me qenë pas asnjë ndalesë për faktin që bizneset të zënë sado pak treg, për faktin që mos të bankrotojnë dhe njëherësh aktiviteti biznesor është kontribuues në arkën e shtetit, përndryshe nëse vazhdohet kështu do dalin bizneset nga tregu që në këtë rast duhet të merr dhe të jep llogari nga ana institucionale nëse vazhdohet me këto masa shtrënguese edhe në muajin maj", ka vlerësuar Kadriaj,

Ai tregon dhe cilat biznese janë prekur më së shumti, derisa shton se qeveria duhet ta bëjë dhe një pako shtesë për bizneset, si një infuzion për to.

"Se cilat biznese janë prekur dhe do preken, parimisht të gjitha biznese kanë pasur rënie ekonomike sepse edhe ato që punojnë kanë aktivitet të reduktuar dhe njëherësh nuk kanë klientelë por si biznese të prekur vlerësoj që janë sektor i ndërtimtarisë, ai bankar dhe bujqësi duke mos përjashtuar edhe sektorët e tjerë por njëherësh këta sektorë përveç që janë të prekur, njëherësh zënë përqindjen më të madhe si në aktivitet ekonomik dhe njëherësh në angazhim të fuqisë punëtore, pra qeveria aktuale por edhe nëse kemi ndërrim e protagonistëve të qeverisë përveç që duhet të hiqen masat njëherësh duhet që të kenë pako shtesë me qellim që të jetë një infuzion për bizneset që të jenë të gatshme për aktivitet ekonomik", ka deklaruar Mustafë Kadriaj për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat