Hashim Thaçi e ka dëmtuar më së shumti UÇK-në

Politika

Hashim Thaçi e ka dëmtuar më së shumti UÇK-në

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 26 prill 2020 Në ora: 12:19
Hashim Thaçi

Nuk mund të mbrosh diçka nga ata që më së shumti e kanë dëmtuar atë, në forma dhe mënyra të ndryshme. Lufta çlirimtare në Kosovë mori goditjen e saj të parë dhe fatale që kur bajrakun e përfaqësimit të saj e morën njerëzit më përqarës të të mundshëm. Nga aty edhe nisi të baltoset emblema e UÇK-së.

Përfaqësimi nga Hashim Thaçi i ka sjellur vetëm dëme vet UÇK-së, e cila asnjëherë nuk është dashur të identifikohet nga ata që nuk janë pasqyrë e mirë e saj. Në fakt, kur themi Hashim Thaçi nuk nënkuptohet vetëm ai individualisht, por edhe ca horra rreth tij, që nuk janë e vërteta reale e Adem Jasharit, Agim Ramadanit dhe heronjve të tjerë, që nuk menduan asnjëherë për pozita, as për të sjellur përçarje, me synimin e tyre të vërtetë që ishte çlirimi i vendit.

Thaçi dhe ca banditë rreth tij, që armik kryesor kishin Ibrahim Rugovën dhe jo çlirimin e Kosovës, nga paslufta infektuan këtë shoqëri me gjuhën e urrejtjes, duke qenë përgjegjës qoftë direkt, qoftë indirekt në eliminimin e atyre që mendojnë ndryshe. Ky është edhe një element që shpërfaq divergjencat e Hashimit me UÇK, e cila ka luftuar për liri, ku secili të ketë të drejtën e mendimit ndryshe.

Nëse nuk do të kishte patur këtë qasje të përçarjes, nuk do të kishim sot një reagim histerik ndaj një deklarate të një indidivi nga i madh e i vogël, duke e kërcënuar edhe me vrasje. Kjo është shumë e rrezikshme, pavarësisht se ajo deklaratë ishte skandaloze, megjithatë pasojat e infektimit të shoqërisë nga ata që janë thirrur në UÇK janë të frikshme.

Askush nuk ka të drejtë t’i bëjë gjygjin publik dikujt, janë organet e drejtësisë ato që merren me raste nëse ka elemente të veprës penale. Pasojat e atyre që paslufte bënin deklarata kundër dr. Rugovës se “mos i votoni ata që janë përqafuar me Millosheviqin”, janë ata që edhe sot bëjnë pazare për të ndarë vendin. Pikërisht këta janë ata që fyejnë UÇK-në, fyejnë Adem Jasharin dhe gjakun e të gjithë dëshmorëvë që ranë për të mbrojtur territorin e vendit.

Një popull i edukuar në frymë përçarëse, të veprimit të tyre me emocione, pa një shkollim cilësor, është vepër e Hashim Thaçit, dhe atyre që janë rreth tij, e që në emër të UÇK-së janë bërë milionera, pikërisht duke bërë të kundërtën për të cilën u krijua dhe luftoi UÇK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat