Letra për Mike Pence, Mehmeti: Opozita ka problem elementare me të kuptuarit drejt të shkrimit të Kurtit

Politika

Letra për Mike Pence, Mehmeti: Opozita ka problem elementare me të kuptuarit drejt të shkrimit të Kurtit

Nga: A.M. Më: 7 maj 2020 Në ora: 17:52
Albin Kurti

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka kritikuar opozitën lidhur me letrën e dërguar  zëvendës-presidentit amerikan të shtetit, Mike Pence nga kryeministri në detyrë Albin Kurti.

“Letra e kryeministrit Kurti ndaj zv.presidentit amerikan nuk është lexuar siç duhet nga opozita, e cila si duket ende ka problem elementare me të kuptuarit drejt të shkrimit të Kurti”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka shtuar se  Në atë letër askund nuk bëhet përmendet sulmi ndaj Grennell dhe se opozita që do të pësojnë edhe më shumë ulje me veprimet e saja.

“Në atë letër askund nuk bëhet përmendet sulmi ndaj Grennell, por vetëm pasqyrohet realiteti dhe atë se i vetmi që mbështet idetë për ndarje është Hashim Thaçi, dhe se Kosova është kundër. Edhe pse kjo nuk është thënë tekstualisht kështu duhet kuptohet kjo letër, me opozitën që fatkeqësisht nuk është e besuar dhe as e sinqertë në të bërit opozitë. Nga ky këndvështrim, opozita e tanishme, kryesisht ish PAN janë ata që do të pësojnë edhe më shumë ulje me veprimet e saja, edhe pse do të duhet të ishte e kundërta. Vendi ka nevojë për opozitë të sinqertë, opozitë që ndërton politika mbi parimet, e jo të merret me gjëra meskine, dhe të mundohet t'i mbaj zhagin presidentit. Derisa opozita, sidomos PDK nuk shkëputet nga Thaçi do të ketë të vështirë të jetë opozitë e besuar, dhe alternativë e sigurt që të ardhmen të jetë pozitë”, ka përfunduar Mehemeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat