“Protesta Pandameke për Albin Kurtin e kundër Thaçit e Isa Mustafës”

Politika

“Protesta Pandameke për Albin Kurtin e kundër Thaçit e Isa Mustafës”

Nga: A.M. Më: 12 maj 2020 Në ora: 21:23
Provat per proteste

Profesor Sulejman Mehazi, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka komentuar organizmin e një proteste në përkrahje të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Ai ka thënë se kjo proteste në kohë nuk është shumë e nuk është shumë e shëndetshme për popullatën.

Por, Mehazi e arsyeton këtë protestë, duke sugjeruar që kjo protestë të quhet Protesta Pandameke për Albin Kurtin e kundër Thaçit e Isa Mustafës.

“Protesta e paralajmëruar për mbështetjen e Qeverisë Kurti në këtë kohë pandemie nuk është shumë e shëndetshme për popullatën, pasi mund të ushqente edhe më shumë Covid-19. Mirëpo, duke pare se sa shumë lëvizje të mëdha politike janë bërë në Kosovë gjatë pandemisë, pse dhe kjo mos të bëhet. Budallallëket politike në këtë kohë pandemike në Kosovë nuk kanë të sosur. Nëse Isa Mustafa e bëri mocionin kundër Albinit gjatë Covid-19 që ne do ta emnonim Mocioni Pandemik i Isa Mustafës, pse dhe protestat e paralajmëruara mos t'i quanim Protesta Pandameke për Albin Kurtin e kundër Thaçit e Isa Mustafës”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka shtuar se revolta e qytetareve është më e madhe dhe më e vlefshme sesa qeveria e Avdulla Hotit.

“Revolta e qytetareve është më e madhe dhe më e vlefshme sesa qeveria e Avdulla Hotit. Derisa sa Hashim, Isa e Haradinaj mundohet ta shfrytëzojnë pandeminë për të krijuar qeverinë anti-Kurti, pse dhe popullata e revoltuar me anë të protestave mos të ndalonte këtë qeveri të papëlqyeshme e të pa dëshiruat për popullatës së Kosovës”, ka thënë Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat