Vendimi i Kushtetueses, flet për “Bota sot” anëtari i kryesisë së LDK-së: Respektimi i këtij vendimi është detyrim apsolut – ja çfarë thotë për presionin ndaj gjykatës - Bota Sot
Vendimi i Kushtetueses, flet për “Bota sot” anëtari i kryesisë së LDK-së: Respektimi i këtij vendimi është detyrim apsolut – ja çfarë thotë për presionin ndaj gjykatës

Politika

Vendimi i Kushtetueses, flet për “Bota sot” anëtari i kryesisë së LDK-së: Respektimi i këtij vendimi është detyrim apsolut – ja çfarë thotë për presionin ndaj gjykatës

Nga: A. J Më: 29 maj 2020 Në ora: 21:34
LDK, Albin Kurti, foto ilustrim "Bota Sot"

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ku i jep të drejtë presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe dekretit për kryeministër Avdullah Hoti ka sjell reagime të shumta në skenën politike të Kosovës. Derisa vetëvendosje është shprehur e pakënaqur me punën e Gjykatës kushtetuese dhe ka thënë se ka pas presion të jashtëzakonshëm ndaj gjyqtarëve të kësaj gjykate, LDK-ja është ajo e cila është shprehur shumë e kënaqur me vendimin dhe ka thënë se çdo vendimi i Kushtetueses duhet të respektohet nga të gjitha palët.

Anëtari i kryesisë së LDK-së Florian Dushi ka thënë për “Bota Sot” se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i drejtë dhe i bazuar. Ai ka shpjeguar se kjo lehtë kuptohet nga secili që ka njohuri dhe përvojë elementare në fushën e kushtetutshmërisë.

Image
Florian Dushi

“Vendimi është i drejtë dhe i bazuar. Kjo lehtë kuptohet nga secili që ka njohuri dhe përvojë elementare në fushën e kushtetutshmërisë.

Nëse ka pasur presion, presioni duhet të dëshmohet, e jo të spekulohet kot. Gjykata Kushtetuese ka folur për një lloj presioni ditë më parë, por në mesin e atyre që janë përmendur nga kjo Gjykatë është edhe vet lideri i partisë të cilës po i referoheni ju. Por, megjithëkëtë, Gjykata ka bërë të qartë se ata nuk do të bien pre e asnjë lloj presion që mund të vie nga kushdo qoftë dhe se vendimi i tyre do të jetë i paanshëm dhe profesional” ka thënë Dushi.

Sipas anëtarit të kryesisë se LDK-së, Florian Dushi respektimi i këtij vendimi është detyrim apsolut.

“Ndërsa sa i përket respektimit të këtij vendimi, kjo nuk është çështje e vullnetit të individëve apo subjekteve të ndryshme, respektimi i këtyre vendimeve, aq më tepër nga ata që zhurmshëm pretendojnë se janë për shtet të së drejtës, është detyrim absolut” ka thënë Anëtari i kryesisë së LDK-së Florian Dushi për “Bota Sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat