Aktakuza ndaj presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli, bëri që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të vije për vizitë në Kosovë.
Në vizitën dy ditore ai u takua me krerët e shtetit dhe liderët e partive politike, derisa tha Shqipëria e ka detyrim që ta mbështet Kosovën pa kushte.
Gjatë vizitës së tij ai mori vëmendjen me veshjen, ku u tha se mbante të veshur anti-plumb, gjë të cilën e mohoi.
Për vizitën e tij kishte dhe siguri të madhe që e përcolli në secilin takim.
Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën “Bota sot” se rrezikshmërinë e vlerësojnë organet e rendit dhe se policia ofron siguri për të gjithë zyrtarët e lartë që vizitojnë Kosovën.
“Kjo çështje e sigurisë dhe organeve të rendit që vlerësojnë rrezikshmërinë. Policia e Kosovës është e përgatitur dhe ofron siguri të mjaftueshme dhe të domosdoshme për të gjithë zyrtarët e lartë që vizitojnë Kosovën”, ka deklaruar Burjani për “Bota sot”.