“Aktakuza e ngritur kundër Thaçit e Veselit sulm kundër shtetit të Kosovës” - Bota Sot
“Aktakuza e ngritur kundër Thaçit e Veselit sulm kundër shtetit të Kosovës”

Politika

“Aktakuza e ngritur kundër Thaçit e Veselit sulm kundër shtetit të Kosovës”

Nga: A.M. Më: 15 korrik 2020 Në ora: 20:07
Kadri Veseli, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës,  Hashim Thaçi po vazhdon të merret në pyetje në Zyrën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë.

Pasi që është propozuar një aktakuzë për krime lufte kundër Thaçit dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit.

Këtë e ka komentuar, profesori Nijazi Halili për “Bota sot”, i cili e cilëson të palogjikshme.

Po ashtu, ai është shprehur se është  goditje e  dëmtim i rëndë i Imazhit të Kosovës.

“Aktakuza e ngritur kundër Thaçit e Veselit sulm kundër shtetit të Kosovës. Aktakuza e ngritur e Speciales kundër Presidentit Thaçi dhe Kryetarit të PDK z. Vesli është e palogjikshme dhe goditje e  dëmtim i rëndë i Imazhit të Kosovës dhe kundër  Luftës Çlirimtare të Kosovës zbehje e shtetit më të ri në Botë si në rrafshin kombëtar e në rrafshin ndërkombëtar”, ka deklaruar Halili për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat