Përballë Haradinajt, ky do të jetë kundërshtari i tij për postin e presidentit?

Politika

Përballë Haradinajt, ky do të jetë kundërshtari i tij për postin e presidentit?

Nga: Arbnore Zhushi Më: 15 gusht 2020 Në ora: 11:33
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka shpallur kandidaturën për president të Kosovës.

Pas këtij vendimi të tij, ka reaguar edhe Aleanca Kosova e Re. Nënkryetari i kësaj partie Fatmir Matoshi, ka thënë se Behgjet Pacolli, është Presidenti që i duhet Kosovës.

Ai ka theksuar se Pacolli i ka miqtë dhe njohjet e mira në botë, duke shtuar se është treguar unifikues i skenës politike gjatë karrierës së tij politike.

Por, vet kreu i AKR-së nuk është deklaruar ende nëse do të kandidojë kësaj radhe për president të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar edhe Naim Murseli, këshilltar i Pacollit, në një intervistë për gazetën “Bota sot”.

Por, edhe sipas Murselit, Pacolli është personi i duhur për këtë post shtetëror. Si arsye për këtë, ai ka përmendur edhe aktakuzat e Gjykatës Speciale.

“Ai ende nuk është deklaruar që do të kandidojë kësaj radhe. Behgjet Pacolli ka qenë President për një kohë të shkurtër dhe ka dëshmuar se ai ishte personi i duhur për atë post të lartë shtetëror. Është po ashtu emër i pranuar nga ndërkombëtarët, duke pasur parasysh aktakuzat e Gjykatës Speciale”, ka deklaruar Murseli./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat