Vjosa po largohet nga Isa, Messi nga Bartomeu

Politika

Vjosa po largohet nga Isa, Messi nga Bartomeu

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 26 gusht 2020 Në ora: 19:08
Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani

Këtë të martë, e gjithë bota e futbollit u trondit nga lajmi se lojtari më i mirë në botë, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, Leo Messi, kërkoi nga klubi i tij Barcelona, t’i mundësonte atij të largohet nga klubi blaugrana. Tashmë 20 vjet pjesë e Barcelonës, Messi, nga shumë kush i konsideruar lojtari më i mirë në histori të futbollit, ketë e bëri si pasojë e keqmenaxhimit të klubit nga prezenti Josep Maria Bartomeu.

Në fakt, është pikërisht Bartomeu, i cili, edhe pse ka në klub lojtarët më të mirë në botë, me keqmenaxhimin e tij, ka shtyrë ekipin e Barcelonës drejt dështimeve të njëpasnjëshme, me kulmin këtë vit pa asnjë trofe dhe me disfatën trupëzuese 8:2 nga Bayerni. Pra, nuk mjafton vetëm të kesh lojtar të mirë, por duhet edhe të dish si t’i përdorësh, t’i bësh të lumtur dhe të kesh strategji. Në aspektin politik, situate me Barcelonën është njësoj me LDK e tanishme. Ndonëse LDK në aspektin njerëzor intelektual, të gjithë partitë tjera i le në gjumë, njësoj si Barcelona vuan nga mungesa e vizionit. Për më tepër edhe ka në krye të saj një kryetar që pëson vetëm humbje dhe prapë vazhdon të mbetet në krye të saj. Kjo ndikon që ata të humbasin lojtarët më të mirë që kanë. Leo Messin, respektivisht Vjosa Osmanin.

Njësoj si Vjosa që po mundohet të del diku tjetër, ashtu edhe Messi kërkon të gjej një vend tjetër, aty ku vlerësohet, respektohet dhe mbi të gjitha ka vizion, ide për fitore, jo disfata të njëpasnjëshme. Me Bartomeun në krye të Barcelonës, dhe me Isa Mustafën në krye të LDK-së, Leo Messi dhe Vjosa Osmani s’mund të rrinë, dy fitues të mëdhenj në një çadër më dështak. Pasojat do i shohin në të ardhmen, Barcelona në sezonin e ri që pritet të nis së shpejti, aty ku vështirë e ka edhe arritjen e zonës Champion, pasi për trofe mos të flasim.

Njësoj edhe LDK pa Vjosën, vështirë e ka të arrij pragun për në kuvend, pasi për vend të parë s’ka as gjasa teorike. Me dy dështues të mëdhenj, Bartomeu dhe Isa, nuk mund të qëndrojnë dy kampion, si Messi dhe Vjosa, ata shohin të ardhmen, aty ku fitoret janë të mundura, për të cilat edhe kanë punuar dhe janë të pazëvendësueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat