“Kosovës i duhet një president i zgjedhur nga sovrani jo nga zyret e LDK-së”, Kelmendi i përgjigjet partisë së Isa Mustafës

Politika

“Kosovës i duhet një president i zgjedhur nga sovrani jo nga zyret e LDK-së”, Kelmendi i përgjigjet partisë së Isa Mustafës

M.H Nga M.H Më 30 gusht 2020 Në ora: 11:38
Isa Mustafa

Kohëve të fundit është duke u biseduar për postin e presidentit se kush do të kalojë në atë post apo do të vazhdoje edhe më tej Thaçi.

Haradinaj është pretendenti aktual më I përfolur I cili e kërkon me doemos këtë post, shkruan “Bota sot”.

Por si duket me ketë nuk pajtohet LDK pasiqë kreytari i Gjilanit, Lufi Haziri u shpreh që emri I presidentit duhet të kalojë nëpër zyret e LDK-së. Përveç Hazirit në një intervist për “Bota sot”, deputeti Visar Hoti gjithashtu u shpreh që LDK është përcaktuese e postit të presidentit.

Në lidhje me këtë temë njohësi i çështjeve politike, profesor Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot” tregoi një historik të shkurtur nëse Mustafa propozohet të jetë president I vendit duke filluar nga keqpërdorimet e shumta që ka bërë kur ai ka qenë në pushtet të ish-jugosllavis e deri tani.

“Kuptohet se çfarë parti politike pretendon postin e presidentit. Këtë nga puna, deklaratat dhe veprimet e LDK-së del se ata e dojnë Isa Mustafën për postin e tillë. Pavarësisht se kush e merr postin e tillë, një çështje është e rëndë. Ajo është nëse Isa Mustafa bëhet president. Kjo për faktin se ky njeri është i mbushur me vepra penale të natyrave të ndryshme. Ai ka kryer vepra penale në kohë e ish-Jugosllavisë. Diferencimet ideopolitike të bëra nga Isa Mustafa janë të mëdha. Nga ato veprime në dhjetëra e dhjetëra shqiptarë janë burgosur, rrahur e maltretuar. Isa Mustafa dhe Azem Vlkasi, pastaj Rrahman Mirina etj., njihen si ekzekutues të politikës nënshtruese, shtypëse dhe kriminale në Kosovë. Kur këta ishin në pozita u vranë me dhjetëra veta. Viti 1981 ishte vit shumë i rëndë. Pastaj viti 1989 në kohën e ndërrimëve kushtetuese kur Kosova e humbi Autonomine Isa Mustafa ishte ministër në Qeverin Morinë. Në atë kohë u vranë mbi 40 shqiptar. Isa Mustafa njihet për keqpërdorime financiare të Fondit të 3%. Si kryetar i Prishtines ai dhe familja e tij u bëbë milioner. Edhe si Kryeminister i dha familjes tendera. Si psh. makinat me qera për qeveri, pastaj terminalin doganor etj. I thash këto për të kuptuar faktin se kursesi nga LDK nuk duhet të varet Presidenti. Natyrisht se LDK i ka 28 deputete. Këta janë shumë, por jo edhe përcaktues përfundimtar”, u shpreh Kelmendi.

Më tej, Kelmendi thotë që posti i presidentit varet nga tri partitë e mëdha, VV, LDK dhe PDK mirëpo që edhe AAK ka ndikimin e saj por që Kosovës aktualisht i duhet një president I cili del nga votat e qytetarëve të vendit duke shtuar që do të ketë edhe pretendent të tjerë në lidhje me këtë post.

Image
Muhamet Kelmendi

“E tërë gjendja do të varet nga tri partitë e mëdha, nga VV, LDK dhe PDK. Këtu rol luan edhe AAK. Kush dhe si bëhen koalicionet varet edhe fitorja. Presideti kalon nëpër këto parti në Parlament. Tërë kësaj duhet shtuar faktin se Kosoves nuk i duhet një President i koaliconëve. Kosovës i duhet një President që del nga vota e qytetarëve të Kosovës. Këtu duhet bërë ndryshimet kushtetuese, në mënyrë që Presidenti të votohet nga vota e popullit. Pretedimet janë të nduarduaraume. Për postin e tillë kanë shprehur intetes disa zyrtarë të larte. Për atë post është edhe Ramush Haradinaj dhe kuptohet se edhe Hashim Thaçi, edhe pse deklaron të kundërten. Por të presim qëndrimin e tij përfundimtar. Me siguri do të ketë edhe pretendent tjerë. Nuk mund të mendohet se PDK nuk paraqet interes për këtë post, sikunder edhe VV, si dhe ndonjë zyrtar tjeter. Kohë ka dhe këtej do të kemi edhe pretendime të tjera”, përfundoi Kelmendi, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat