Takimi Veseli-Mustafa për president, Kuçi: Isa Mustafa është specialist i blofeve

Politika

Takimi Veseli-Mustafa për president, Kuçi: Isa Mustafa është specialist i blofeve

Nga: D.RR Më: 19 shtator 2020 Në ora: 18:16
Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa. Foto nga arkivi

I pari i LDK-së Isa Mustafa thotë se ka biseduar në mënyrë “tërthorazi”, me kreun e PDK-së Kadri Veseli për çështjen e presidentit.

Mustafa tutje është shprehur që nuk kanë përmendur emra për president dhe se PDK-ja iu duhet për shkak që pa të nuk mund ta zgjedhin presidentin.

Lidhur me këtë çështje, analisti politik Gurakuq Kuçi, në një prononcim për “Bota sot” tha se Mustafa është specialist i bllofeve dhe bënë të pamundurën që nëpërmjet stilit "përçaj dhe sundo" të mbajë skenën politike të kontrolluar plotësisht nga ai siç e mban LDK-në dhe Qeverinë Hoti.

Sipas tij, Mustafa mundet ta shkatërrojë PDK-në.

“Isa Mustafa është specialist i bllofeve dhe bënë të pamundurën që nëpërmjet stilit "përçaj dhe sundo" të mbajë skenën politike të kontrolluar plotësisht nga ai siç e mban LDK-në dhe Qeverinë Hoti. Andaj dyshojë që ka diçka të vërtetë në këtë strofë të Mustafës dhe dyshojë që mundet PDK-ja të ia lejojë vetes shkatërrimin e të ardhmes së saj si parti tani kur po mundohet ta riprogramojë veten për të ardhmen”, u shpreh ai.

Kuqi mendon se Partia e Veselit do të mbetet pa post qeveritar a presidencial, së paku edhe për një mandat.

“PDK besoj do mbetet larg të gjitha posteve edhe për një mandat qeveritar e presidencial. Mustafa në formë të përsosur po arrin që të shkatërroj gjitha partitë duke përfshi edhe LVV-në e cila nga apetitet për hakmarrje po humb toruan dhe po afrohet me AAK-në. PDK po rrinë larg nga kjo anarki politike e cila ngjason me Shqipërinë e pas vitit 1912. Edhe kjo mund te jete një gënjeshtër si ato për hyrjen në koalicion të PDK-së. Sidoqoftë, në një gjendje pa sistem si Kosova asgjë nuk është e pamundur”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat