“Vendosja e vijave të kuqe e subjekteve kundrejtë njëra-tjetrës nuk ka qenë akt serioz e aq më pak i sinqertë karshi qytetarëve dhe vendit”

Politika

“Vendosja e vijave të kuqe e subjekteve kundrejtë njëra-tjetrës nuk ka qenë akt serioz e aq më pak i sinqertë karshi qytetarëve dhe vendit”

Nga: A.SH Më: 26 shtator 2020 Në ora: 21:45
Isa Mustafa dhe Kadri Veseli

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një deklaratë të tij ka thënë se i ka hequr vijat e kuqe për bashkëpunim më PDK-në.
“Vijat e kuqe ndaj PDK-së u hoqën për shkak të vështirësive për të bërë zgjidhje”, ka thënë në deklaratë të tij.

Kurse analisti Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, vendosja e vijave të kuqe është në kundërshtim të plotë të rregullave të demokracisë.

“Vetë deklarimi apo vendosja e vijave të kuqe, për mendimin tim është në kundërshtim të plotë të rregullave të demokracisë. Vija të kuqe, në kushte normale mund dhe do duhej t'u vendoseshin vetëm atyre subjekteve të cilat janë, apo veprojnë në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ndryshe, vendosja e vijave të kuqe e subjekteve kundrejtë njëra-tjetrës nuk ka qenë akt serioz e aq me pak i sinqertë karshi qytetarëve dhe vendit”, thotë Duhanaj.

Image
Leon Duhanaj

 

Sipas tij, vendimi për t’i hequr vijat e kuqe është i mirëpritur duke parë se në çfarë situate po kalon vendi.

“Këndej e mirëpres dhe e përshëndes deklaratën e z. Mustafa dhe, vendimit për t'i ç'deklaruar vijat e kuqe, përkatësisht mosgadishmerinë për bashkëpunim.
Kosova po kalon një fazë ndër më të rëndësishmet në historinë e saj dhe, nëse në këto momente ende ka shqiptarë që mohojnë bashkëpunimin e ndërsjellë për të shtyer përpara interesat e vendit, atëherë duhet t'u shtrohet pyetja, kënd e përfaqësojnë dhe për kënd punojnë”, përfundon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat