“Ky është veç fillimi”, ushtaraku i njohur ‘trondit’ Kadri Veselin, jep paralajmërimin për SHIK-un

Politika

“Ky është veç fillimi”, ushtaraku i njohur ‘trondit’ Kadri Veselin, jep paralajmërimin për SHIK-un

Nga: P.R Më: 30 shtator 2020 Në ora: 18:25
Kadri Veseli/ Foto ilustrim

Gjykata Speciale ka arrestuar dhe ka ngritur aktakuzë ndaj Salih Mustafës, ish-shef i SHIK-ut për Prishtinë, organizatë kjo e cila jo rrallë herë është akuzuar që qëndron prapa vrasjeve të zyrtarëve të LDK-së në Kosovë, si dhe shantazheve dhe haraçeve.

Mustafa nga Gjykata Speciale akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizorë, torturë dhe vrasje të paligjshme e që sipas të drejtës ndërkombëtare janë krime lufte.

“Aktakuza kundër Salih Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, më të njëjtën ditë. Aktakuza e ngarkon Salih Mustafën me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Po ashtu, Gjykata Speciale ka propozuar aktakuzë edhe ndaj ish shefit kryesor të SHIK-ut, Kadri Veselit, tash shef i PDK-së.

Në propozim aktakuzën ndaj Veselit, ndër tjerash ky i fundi akuzohet edhe për vrasjen e kundërshtarëve politikë në Kosovë.

E duke marr në bazë këto, bashkëluftëtari i heroit Sali Çekaj, ish ushtaraku Saim Tahiraj thotë për “Bota sot”, se ky është vetëm fillimi i hetimit të SHIK-ut.

“Mendoj se pas arrestimit të ish shefit të SHIK-ut për Prishtinë z.SALI MUSTAFËS dhe propozim akuza ndaj ish shefit kryesor të SHIK-ut z.KADRI VESELIT është vetëm fillimi i hetimit të kësaj organizate misterioze në Kosovë. Po shpresoj se kësaj radhe kjo gjykatë do jetë më serioze se ato paraprake të cilat funksiononin në kuadër të UNMI-kut dhe EULEX -it. Pjesa dërmuese e popullatës në Kosovë e ka krijuar bindjen se prapa të gjitha vrasjeve politike të figurave kryesore të LDK-së, qëndron kjo ish organizatë misterioze kriminale!”, thotë Tahiraj për “Bota sot”.

Image
Saim Tahiraj

Sipas tij, pa zbulimin e vrasjeve të ndodhura në Kosovë, vendi jonë nuk do të jetë shtet i lirë dhe funksional.

“Nëse vërtetë Gjykata Speciale do merret seriozisht me hetimin e kësaj organizate dhe figurave kryesore të saj, do jetë fitorja më e madhe për shtetin e Kosovës. E them këtë për faktin se tani plot njëzet e dy viteve pas lufte, Kosova po e bartë mi supe këtë barrë të rëndë, pa pasur guximin që organet e saja të drejtësisë të merren me to dhe pothuaj se pjesa dërmuese e tyre kanë mbetur si të harruara! Jam shumë i bindur se pa zbulimin e këtyre veprimeve kriminale Kosova kurrë nuk do të jetë e lirë dhe shtet funksional, andaj është domosdoshmëri të zbulohen dhe kriminelët të marrin dënimin e merituar. Vetëm të rikujtojmë se sa shumë familje jetojnë në Kosovë me barrën e rëndë të vrasjeve të familjarëve të tyre”, deklaron Tahiraj.

Më tej, ai është shprehur se shteti i Kosovës dhe populli i saj njëherë e përgjithmonë duet të lirohen nga kriminelët, kushdo qofshin ata.

“Fillimisht i vranë moralisht dike shpikur lloj-lloj etiketash si: Tradhtarë, bashkëpunëtorë të UDB-së, kolaboracionist etj, dhe pastaj i vranë edhe fizikisht. Të gjitha institucionet e Kosovës, partitë politike dhe populli i Kosovës duhet t’i japin mbështetje kësaj gjykate në mënyrë që të kryej punën e saj pa presione dhe drejtësia të vihet në vendin e duhur. Shteti i Kosovës dhe populli i saj njëherë e përgjithmonë duet të lirohen nga kriminelët kushdo qofshin ata. Ai popull dhe shtet që fshehë dhe mbron kriminelët nuk e meriton të ketë shtet dhe liri, bile ne shqiptarët historikisht kemi vuajtur nga kriminelët e të gjitha llojeve”, përfundon për “Bota sot”, ushtaraku i njohur, Saim Tahiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat