“Kjo nuk guxon të ndodhë, këtë nuk guxon të pranoj Kosova përballë Serbisë”

Politika

“Kjo nuk guxon të ndodhë, këtë nuk guxon të pranoj Kosova përballë Serbisë”

Nga: A.SH Më: 13 tetor 2020 Në ora: 14:30
Mirosllav Lajçak dhe Avdullah Hoti

Sot do të zhvillohet takimi mes emisarit special Mirosllav Lajçak dhe Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti.

Kjo vizitë e diplomatit sllovak vije një ditë pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg.

Sipas njoftimi për media, ai do të takohet me të gjithë krerët politik si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Analisti politik, Leon Duhanaj, për “Bota sot” ka thënë se, procesi dialogut pas një rifillimi të vrullshëm, ka filluar të ngadalësohet dhe se shkaku qëndron tek obstruksionizmi i palës serbe.

“Procesi i dialogut pas një rifillimi të vrullshëm, ka filluar të ngadalësohet, përkatësisht të ndalet. Shkaku qëndron tek obstruksionizmi i palës serbe, e cila çështjen e dialogut, që nga fillimi, e ka shfrytëzuar për avancimin e axhendave të veta integruese. Sipas kësaj qasje, Serbisë, duket të mos i konvenoj asnjë lloji marrëveshje përfundimtare me Kosovën, e cila do ta përmbyllte ketë proces dhe, që me pastaj Serbia do të përballej me realitetin e vetë, qoftë në politikën e brendshme, qoftë ata të jashtme, me ç'rast alibia "Kosovë" do t"u mungonte dhe problemet do t'u dilnin sheshazi. Tani, në vazhdën e kësaj qasje, pala serbe, promovon rikthimin në negocim të çështjeve tashme të negociuara përfunduara dhe nënshkruara siç është çështja e Asociacionit. Ketë e bën për arsye se mundohet ta heqë pikën në të cilën statuti i këtij asociacioni, duhet të jetë në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ketë, nuk duhet ta pranoj pala kosovare për asnjë çmim, sepse ky kishte me qenë hap i madh drejtë defunksionalizimit të shtetit të Kosovës”, shprehet Duhanaj.

Image
Leon Duhanaj

 

Sipas tij, vizita e Lajçak mund të ketë synim të masë impulset se sa mund të ketë lëvizje nga pala e Kosovës, për temën e asociacionit.

“Vizita e z. Lajçak mund të ketë synim të masë impulset se sa mund të ketë lëvizje nga pala kosovare, për temën e asociacionit, por dhe temat tjera. Serbia me siguri insiston që tema e asociacionit të filloj së zbatuari para se të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse. Kjo nuk guxon të ndodhë! Asociacioni, ose duhet të jetë pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, ose nuk duhet të bëhet fare. Ndoshta mund të ketë edhe informata konfidenciale mbi proceset integruese. Mirë kishte me qenë, nëse z. Lajçak dhe BE me në fund ta jepnin lajmin e liberalizim vizash për Kosovën. Nëse nuk janë në gjendje ta bëjnë ketë dhe, nëse nuk janë në gjendje ta bindin Serbinë që t'i respektoj marrëveshjet e arritura, atëherë le të tërhiqen fare nga dialogu, sepse nuk u beso me askush”, përfundon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat