Arrestimi i 12 policëve në Karaçevë u zhvillua pa “therrë në këmbë” për eprorët e tyre!

Politika

Arrestimi i 12 policëve në Karaçevë u zhvillua pa “therrë në këmbë” për eprorët e tyre!

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 22 tetor 2020 Në ora: 16:44
Karaçevë, shtator 2020

Një zyrtar policor u arrestua nën dyshimet për ndihmë në kontrabandë dhe organizim të lojërave të fatit e 11 të tjerë u arrestuan për ndihmë në kontrabandë në muajin shtator në një aksion të gjerë në fshatin Karaçevë, në afërsi të vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

E pas arrestimit dhe vendimit të Gjykatës së Gjilanit që të njëjtit të dërgohen në paraburgim Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar që zyrtarët policor të arrestuar në Karaçevë, të suspendohen nga detyra.

Por inspektoriati policor nuk suspendoi edhe eprorët e policisë, të cilën ishin mbi policët e arrestuar.

Gazeta “Bota sot” ka dërguar pyetje me shkrim në adresën elektronike të Inspektoriatit të Policisë së Kosovës, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërsa Yll Zekaj, nga Instituti për Drejtësi në Kosovë (IKD), për “Bota sot” ka thënë se është e pakuptimt të arrestohen zyrtarët policorë me grada të ulta të nivelit lokal, e për përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale të mos te kenë njohuri eproret e tyre dhe te mos këtë asnjë epror policorë të arrestuar.

Image
Yll Zekaj

“Është e pakuptim se si në një sistem të subordinimin e cila ekziston në Policinë e Kosovës, të arrestohen vetëm zyrtaret policorë me grada të ulta të nivelit lokal e për përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale të mos te kenë njohuri eproret e tyre dhe te mos këtë asnjë epror policorë të arrestuar në një aksion i cili ka rezultuar nga një hetimi gati njëvjeçar të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Gjilan. Gjithashtu çështje tjetër e pakuptimtë ishte fakti qe një aksion i cili kishte filluar të përgatitjet një vit me herët dhe në të cilin dyshohej për veprimtari të paligjshme, përfshirë bixhozin e paligjshëm, trafikimin me njerëz, trafikimin me armë, trafikimin me narkotikë, kontrabandimin e mallrave dhe aktivitete tjera kriminale, të rezultojë me sekuestrimin e disa aparateve të lojërave të fatit dhe rreth 120 gjedhe”, tha ai.

Zekaj thotë se rrjedha e ngjarjeve atje si dhe hetimi i Prokurorisë Themelore në Gjilan, më shumë kanë prodhuar spektakël.

Ai thekson se sistemi i vetting-ut në Policinë e Kosovës duhet të jetë i thellë.

“Nga e tërë rrjedha e ngjarjeve të zhvilluara në aksioni e Policisë së Kosovës në Karaçevë, duke përfshirë hetimin njëvjeçarë të Prokurorisë Themelore në Gjilan deri në zhvillimin e këtij aksioni, më shumë kanë prodhuar spektakël, sesa luftim të krimit të organizuar, bixhozin e paligjshëm, trafikimin me njerëz, trafikimin me armë, trafikimin me narkotikë, kontrabandimin e mallrave dhe aktivitete tjera kriminale siç është pretenduar nga deklaratat e agjencive të zbatimit të ligjit. Qëllimi përfundimtar i luftimit të krimit të organizuar është sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurisë së krijuar me veprimtarinë kriminale, e nëse kjo nuk ndodh si në rastin konkret, atëherë lufta kundër krimit të organizuar e humb kuptimin e saj. Derisa nuk do të jetësohet një veting i thellë në Policinë e Kosovës duke përfshirë dhe IPK-në, Prokurorinë dhe Gjykatën, aksionet e tilla, në vend se të rezultojnë me luftë kundër krimit të organizuar e cila pastaj do të rezultonte me sekuestrim e në fund të procesit edhe me konfiskimit të pasurisë se fituar përmes veprimtarisë kriminale, do të rezultojë me spektakle mediale sikurse aksioni i Karaçevës e qe qëllimi do të jetë përfitimet ditore politike të partive në pushtet apo përfitim i pozitave të caktuara nga ana e zyrtarëve të përfshirë në këto aksione”, u shpreh ai./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat