Kush është përgjegjës për vjedhjen e 2 milion eurove nga Thesari?

Politika

Kush është përgjegjës për vjedhjen e 2 milion eurove nga Thesari?

Nga: D.B. Më: 23 tetor 2020 Në ora: 15:09
Foto Ilustrim

Aferat si dukuri janë evidente edhe në vendet me demokraci dhe praktika të gjata të qeverisjes e kur flasim në realitetin Ballkanik si një rajon që e ka përqafuar në fund të shekullit 20 demokraci e sidomos Kosova edhe më e vonshme në konsolidimin e demokracisë.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve ekonomike Mustafë Kadriaj i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se aferën e 2 milion euro e cilësojë si diçka të pritshme por njëherit të dhimbshme sepse si një vend me buxhet të varfër pasojat kanë më të mëdha.

Image
Mustafë Kadriaj

“Se kush do mbaj përgjegjësi konsiderojë që ekzekutivi i vendit duhet të jetë bashkëpunues me organet e drejtësisë që njëherë e përgjithmonë të këputet hallka e korrupsionit pa marrë parasysh se kushdo qoftë që është pra pasuria shtetërore është para interesit partiak e politik sepse po keqpërdoret kontributi i taksapaguesve të Kosovës”, ka thënë Kadriaj.

Sipas tij, thjerrëza e hetimit nga ana e prokurorisë duhet të jetë mbi çdo kënd pa marrë parasysh pozitën si ekzekutivë dhe politike dhe të jepen dënime kapitale të cilat do ishin leksione për çdo kënd që mund të pretendoi në të ardhmen me keqpërdor buxhetin e Republikës së Kosovës.

“Ndërsa kur flasim për dëmin vlerësojë që përveç dëmit ekonomik njëherit dëmi më i madh është në imazhin ndërkombëtar dhe në agjendat strategjike për Kosovën sepse do rritet doza e dyshimit tek partnerët ndërkombëtar si në nivel politik dhe ekonomik”, ka thënë njohësi i çështjeve ekonomie Mustafë Kadriaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat