Cila ishte lista befasuese me kandidatë për deputetë në këto zgjedhje?

Politika

Cila ishte lista befasuese me kandidatë për deputetë në këto zgjedhje?

Nga: A.SH Më: 16 janar 2021 Në ora: 23:18
Foto ilustrim

Partitë politike kanë publikuar emrat e kandidatëve për deputetë të vcilët do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Nëpër të gjitha partitë pati prurje, figura të reja.

Sipas analistit Skënder Zogaj, befasia e këtyre zgjedhjeve ishte Lëvizja Vetëvendosje, megjithatë të tjerat nuk kanë ndonjë befsai të madhe.

“Listat e partive politike pos e "Vetëvendosjes", nuk kanë ndonjë befasi të madhe, sepse, përafërsisht përbëhen nga emrat e pritur që të vazhdojnë përfaqësimin partiak nga Qendra tek degët”, ka thënë Zogaj për “Bota sot”.

Image
Skënder Zogaj

 

Sipas tij, shumica e partive listat i kanë përpiluar duke i modifikuar interesat e kryesive qendrore me disponimet e degëve, gjë që, kanë ndodhur infiltrime emrash që nuk e gëzojnë autoritetin e duhur.

“Sikurse edhe herëve të tjera, shumica e partive listat i kanë përpiluar duke i modifikuar interesat e kryesive qendrore me disponimet e degëve, gjë që, kanë ndodhur infiltrime emrash që nuk e gëzojnë autoritetin e duhur. Nga të këtillët, përvoja e deritashme parlamentare ka treguar se, pasojat kanë qenë të mëdha, sepse Parlamenti nuk ka arritur ta realizoj sa e si duhet funksioni e vet institucional, që është vendimtari për funksionalitetin shtetëror. Por, na mbetet të shpresojmë në vigjilencën e votuesve me rastin e votimit”, përfundon Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat