Kosova, e gatshme për dialog

Politika

Kosova, e gatshme për dialog

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 28 janar 2021 Në ora: 12:26
Takimi i delegacioneve Kosovë-Serbi, foto nga arkivi.

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka konfirmuar se për vazhdimin e dialogut duhet të presim një qeveri të re në Kosovë

“Nuk është momenti për të organizuar një takim të ri. Ne kemi nevojë për një qeveri të re me një mandat të fortë që do të vazhdojë procesin e dialogut”, tha Lajçak.

Dialogu Kosovë-Serbi thuajse është ndërprerë tërësisht, pasi qeveria Hoti nuk mundi të ketë dhe të ulet seriozisht me serbët në tavolinë.

Tani që në vend është fushatë zgjedhore, LDK-ja dhe VV-ja kanë paralajmëruar reciprocitet me Serbinë, nëse ata vijnë në pushtet.  

Por, a duhet që Qeveria e re të filloj menjëherë dialogun, apo do të vazhdohet më vonë, e kanë komentuar edhe njohësit e çështjeve politike.

Zogaj: Kosova duhet të tregoj gjithmonë gadishmëri për bisedime

Lidhur me këtë, analisti Skënder Zogaj, ka thënë se Kosova nuk ka asnjë arsye për të mos qenë aktive në bisedime, duhet gjithmonë të tregoj gatishmëri, sepse nuk ësht fajtore dhe nuk i ka asnjë lloj borxhi Serbisë, por përkundrazi Serbia ka masakruar shqiptarët për kërkesë që kanë shprehur për të drejtë legjitime që të gëzojnë liri dhe pavarësinë.

Image
Skënder Zogaj

“Kosova duhet të tregoj gjithmonë gadishmëri për bisedime, sepse nuk është fajtore dhe nuk i ka asnjëlloj borxhi Serbisë, përkundrazi, Serbia gjakatare ka masakru shqiptarët për kërkesën që kanë shprehur për të drejtën legjitime të gëzojnë liri dhe pavarësinë në tokën etnike. E drejta e shqiptarëve është njohur nga gjithë bota demokratike, e cila e ka dënuar fashizmin ushtarakisht, duke ia treguar vendin. Tash Serbia si humbëse dhe koloniste ruse, e ka humbur udhën dhe po sillet si dele e zezë, gjë që Kosova nuk ka asnjë arsye që të mos jetë aktive në bisedimet që janë duke u mbajtur nën mbikqyrjen ndërkombëtare”, tha ai.

Tutje ka shtuar se qeveria e re duhet të tregohet e gatshme të vazhdoj dialogun vetëm nëse kërkohet nga partnerët e saj, por jo për hatër të Serbisë.

Ai thotë se zhvillimet në Kosovë kanë evoluar shumë, dhe se Kosova tashmë e ka të lehtë të qëndroj e pa lëkundur në shtetndërtimin e saj edhe pa njohjen e Serbisë.

“Qeveria e re gjithsesi që duhet të tregohet e gatshme të vazhdoj dialogun nëse këtë e kërkojnë partnerët e saj e jo për hatër të Serbisë, siç pretendojnë ta quajnë koluaret e caktuara ideologjike shqiptare. Sa i përket dialogut tashmë është e qartë pozita kosovare: njohja përfundimtare reciproke! Serbia le t'i kontrolloj hallet e saj, sepse zhvillimet në Kosovë kanë evoluar shumë dhe Kosova që ka jetuar me forcat e veta në kohë robërie, tash e ka fare lehtë të qëndrojë e palëkundur në shtetndërtimin e saj pa njohjen e Serbisë”, përfundoi Zogaj.

Mulliqi: Serbia të kërkojë falje

Ndërsa analisti, Skënder Mulliqi, ka thënë se tema e dialogimit duhet të përgatitet shumë më mire se deri më tash, nuk bën të lejohet dialogimi pa kërkuar nga Serbia të pranoj pavarësinë e Kosovës dhe të kërkohen krimet e luftës.

Image
Skënder Mulliqi

Sipas Mulliqit, qeveria Kurti dine të aplikoj reciprocitetin me Serbinë për mallrat serbe. Ai thotë se Kosova deri më tash ka humbur shumë në bisedime me Serbinë.

“Vazhdimi i dialogut n’varet sa vonojnë të formohen organet e reja të shtetit. Me gjasë kësaj radhe qeveria e re do të jetë nga LVV-ja dhe Lista e Osmanit, eventualisht me AAK-në. Tema e dialogimit me Serbinë, duhet të përgatitet shumë më mirë, se deri më tash. Së pari, nuk bën të lejohet që ky dialog të fillohet pa kërkuar nga Serbia të pranoj pavarësinë e Kosovës në kufijtë ekzistues. Të kërkohet nga pala serbe të pa gjeturit e zhdukur shqiptarë, të kërkohen dëmet e luftës, të kërkohet që Gjykata Speciale, t’i arreston shumë kriminelë serb të luftës. Mendoj se Qeveria Kurti di të aplikoj reciprocitetin me Serbinë për mallrat serbe. Kosova shumë ka humbur deri më tash në bisedime me Serbinë. U nënshkruan disa marrëveshje në dëm të palës tonë, si marrëveshja me Demarkacionin dhe Zajednicen në Veri të Kosovës”, tha ai.

Më tej ka theksuar se pala jonë në këto bisedime ka shkuar e papërgatitur sepse agjendatne bisedimeve i ka caktuar Vuqiq, gjë që nuk bën të lejohet në vazhdim të dialogut,

Po ashtu ai thotë se, Lajcak gjithashtu duhet të sqaroj deklaratën e tij, që dialogu nuk ka kuptim të fillon pa u diskutuar edhe statusi politik i Kosovës që është qëndrim i pa pranueshëm për Kosovën.

“Pala jonë nuk shkojë në këto bisedime e pregatitur sa duhet dhe me njerëz të fortë politikisht. Agjendat e bisedimeve na i caktoj serbi Vuqiq që është shumë e pa pranushme dhe nuk bën të lejohet në vazhdim të dialogut. Ndërmjetësi në këto bisedime, Mirosllav Lajqak duhet të sqaron dekaratën e tij, se dialogu nuk ka kuptim të fillon pa u diskutuar edhe statusi politik i Kosovës që është shumë qëndrim i pa pranueshëm për Kosovën. Kjo praktikë e vjetër e dialogut me palën serbe duhet të ndërpritet nga organet e reja të shtetit tonë. Ne kemi pranuar keq që dialogu i nivelit teknik të kalon në nivel të dialogut poltik që na ka kushtuar dhe ka pasur mundësi të na kushtojë edhe më shumë me planin për shkëmbime territorial”, tha ai.

Tutje ka shtuar se, duket që ky plan nuk do të jetë më në tavolinë të bisedimeve pas ardhjes në pushtet të Joe Biden në krye të Amerikës, por gjë që n’varet edhe nga qëndrimi dhe konsistenca e palës së Kosovës.

Sipas tij, nuk guxojm të futemi në bisedime finale të pa përfituara mire sepse nuk do të ketë kohë për përmirësime e që mund të na kushtojnë teper shtrenjtë

“Duket se ky plan nuk do të jetë më në tavolinë të bisedimeve pas ardhjes në pushtet të Joe Biden në krye të Amerikës. Por, natyrisht se kjo gjë n’varet edhe nga qëndrimi dhe konsistenca e palës së Kosovës. Sido që të jetë nuk guxojmë të futemi në bisedimet finale të pa përfatitur mirë se nuk do të ketë kohë për përmirësime e mund të na kushtojnë tepër shtrejtë. Insistimi i bashkësisë ndërkombëtare do të jetë që dialogu të fillon pa vonuar shumë kur dihet se ka kohë që është ndërprer për shkak të rrethanave poltike në Kosovë dhe nga pandemia globale”, tha ai.

Më tej ka shtuar se a do të kemi marrëveshje gjithëpërfshirëve n’varet nga pala serbe nësr së pari e pranon Kosovën si shtet, por kjo do të jetë e vështirë përderisa në krye të shteti do të jetë Aleksandër Vuqiq.

Mulliqi thotë se suksesi i dialogut do të n’varet edhe nga ajo se sa do t’i bëjnë kësaj radhe presion Serbisë që nuk i është bërë deri më sot sa duhet.

“Dhe, se a do të kemi një marrvëshje gjithëpërfshirëse në fund do të n’varet nga pala serbe nëse në fillim e pranon Kosovën si shtet që do të jetë vështirë sa do të jetë në krye të shtetit serb Aleksandar Vuqiq. E kjo mund të ndikon edhe përkundër trysnisë të faktorit ndërkombëtar që palët në bisedime të tërheqen nga dialogu edhe për një kohë. Suksesi i dialogut do të n’varet edhe nga konselacionet gjeostrategjike në botë dhe nga ajo se sa do t’i bëjnë kësaj radhe presion Serbisë që nuk ju bë deri më sot sa duhet. Pavarësia është proces i pa negociueshem sepse është edhe projekt ndërkombëtar”, përfundoi Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat