176 mijë euro për Gani Thaçin, kjo është thirrja për Qeverinë Kurti: Vëllai i Hashimit...

Politika

176 mijë euro për Gani Thaçin, kjo është thirrja për Qeverinë Kurti: Vëllai i Hashimit...

Nga: P.R Më: 11 maj 2021 Në ora: 21:32
Gani Thaçi dhe Hashim Thaçi

Në mediat e Kosovës është raportuar se vëllai i ish presidentit, Hashim Thaçi, Gani Thaçi ka marr 176 mijë euro nga Byroja Kosovare e Sigurimeve.

Krejt kjo pasi më 20 qershor të vitit 2019, Asambleja e Përgjithshme e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, me anë të një vendimi kishte miratuar kërkesën e Koordinatorit të Përgjithshëm për Planifikime Strategjike të asaj kohe, Gani Thaçi për pensionim të parakohshëm.

Sipas vendimit të Asamblesë, Byroja Kosovare e Sigurimeve merr përsipër që t’i paguaj Gani Thaçit pagën prej 4 mijë eurove në muaj, për periudhën që ky i fundit do duhej të punonte deri në pensionimin e rregullt.

E gjithë këtë, analisti politik, Faton Mehmeti po e quan abuzim më pushtetin dhe zhvatje e parasë publike.

“Rasti i Gani Thaçit dëshmon edhe një herë se shteti është i kapur nga klani "Pronto". Abuzimi me pushtetin, zhvatja dhe keqpërdorimi i parasë publike janë format me të cilat Hashimi me company kanë zhvilluar veprimtarinë e tyre”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Image
Faton Mehmeti

Sipas tij, Hashim e Gani Thaçi janë bërë milionerë dukë përdorur forcën e pushtetit.

“Këta që e përdorin UÇK si mburojë për të mbuluar abuzimin me paranë publike janë njerëz të mjerë, e keqja më e madhe që i kanë bërë UÇK dhe popullit të Kosovës. Gani Thaçi dhe vëllezërit e tjerë të Hashimit janë bërë milionerë duke shkelur mbi të tjerët me forcën e pushtetit dhe jo të së drejtës”, thekson analisti Mehmeti për “Bota sot”.

Ai shton se duhet të nisin menjëherë hetimet tek Byroja e Sigurimeve Kosovare.

“Qeveria mund të urdhëroj që të bëhet hetim tek Byroja e sigurimeve, por a mund të urdhëroj prokurorinë për ta bërë një gjë të tillë. Duke qenë se njerëz të Hashimit janë në institucionet e drejtësisë më duket e vështirë që të presim diçka konkrete në këtë drejtim. Gjithsesi qeveria duhet të bëj detyrën e saj aq sa ia lejon mundësia ligjore, pa harruar se detyrë kryesore bie me prokurorinë e cila duhet të nis hetimet qysh sonte”, deklaron për gazetën “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat