Evropa e përdori si ‘karrem’ Thaçin për t’i larguar kundërshtarët e saj, ‘zbulohen’ detaje se si u detyrua ta formonte Specialen

Politika

Evropa e përdori si ‘karrem’ Thaçin për t’i larguar kundërshtarët e saj, ‘zbulohen’ detaje se si u detyrua ta formonte Specialen

Nga: A.Morina Më: 14 maj 2021 Në ora: 21:49
Hashim Thaçi

Tema e Gjykatës Speciale është rikthyer sërish në çështje diskutimi, pas mundësisë së garancionit për mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së.

Padyshim që Partia Demokratike e Kosovës, u përfshi mënjëherë në këtë çështje, madje duke akuzuar edhe kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani, për mos dhënie të garancës, ani pse një gjë e tillë nuk ishte kërkuar nga këta të fundit.

Krahas këtyre akuzave, në parim dukej sikur PDK po përdorte ‘garancionin’ e Speciales si çelës për të përfituar poena politike dhe për ta goditur Qeverinë Kurti.

Duke parë që kohët e fundit debatet janë të mëdha për Gjykatën Speciale dhe të akuzarve atje, gazeta “Bota sot” ka kontaktuar analistin nga Gjermania, Idriz Zeqiraj, për të folur në lidhje me këtë temë.

Image
Analisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj

Zeqiraj tha se nuk pyetjen pse është formuar Gjykata Speciale, duhet zëvendësuar me pse duhej të vriteshin ushtarakët luftë-bërës të FARK-ut, veprimtarët e përzgjedhur të LDK-së, gazetarët e luftës, etj.

“Kjo pyetje bajate, duhej zëvendësuar me pyetjen e dhimbshme dhe tmerruese:

Pse duhej të vriteshin ushtarakët luftë-bërës të FARK-ut, veprimtarët e përzgjedhur të LDK-së, gazetarët e luftës, kuadrot e hershëm të LPK-së?!”, u shpreh ai.

Sipas tij, përgjigjen se pse është formuar Specialja e gjeni më së mirë në krimet makabre të cilat në vete bartin tradhti dhe pabesi.

Zeqiraj përmendi edhe SHIK-un të ciliin e konsideroi si një organizatë krimiale, ku më pastaj vazhdimësia e krimeve në Kosovë, nga bandat e komandantëve dhe mos ndëshkimi i tyre, sollën Gjykatën Speciale.

“Në këto krime të ngeshme e makabre, të cilat e bartin edhe pabesinë dhe tradhtinë, e gjeni përgjigjen adekuate. Pra, janë krimet vrastare serike politike, të listuara dhe mirë të organizuara, nga një grup kriminal i strukturuar dhe i konstruktuar nga Sigurimsat kriminelë të regjimit fashizoid të Enver Hoxhës.

Grupi kriminal, i përfaqësuar nga disa anëtarë të SHP të UÇK-së, por, që thirrej në emër të Shtabit, për ralizimin e vrasjeve, kishte SHIK-un, një organizatë ilegale kriminale, gjithashtu, e themeluar nga Sigurimsat, mbeturia të regjimit të E. Hoxhës! Rrjedhimisht, vazhdimësia e krimeve në Kosovë, nga bandat e komandantëve dhe mos ndëshkimi i tyre, sollën Gjykatën Speciale”, dekaroi ai.

Në vazhdim, analisti nga Gjermania tregoi shkurt dhe qartë se kush e themeloi këtë gjykatë.

Sipas tij, atë e themeluan kriminelët, të veshur me pushtet dhe banda, madje ai përmendi edhe një deklaratë të ish-presidentit, Hashim Thaçi që e tregon më së mirë ‘autorin’ e formimit të Speciales.

“Po të përgjigjemi shkurt dhe pa dorëza, atë e themeluan kriminelët, të veshur me pushtet dhe banda. Ata ishin të plotëfuqishëm, kishin kapur shtetin dhe pushtetin dhe kishin shkatërruar sistemin e drejtësisë, për të pamundësuar dënimin e kriminelëve, sepse ishin argatët e tyre.

Hashim Thaçi, duke qenë në cilësinë e presidentit të vendit, ka dhënë përgjigjen e saktë, njëherësh, edhe zyrtare, se kush e themeloi Gjykatën Speciale: "Gjykata Speciale është produkt i kërcënimit dhe vrasjes të dëshmitarëve pas luftës dhe jo rezultat i vendimeve politike të gabuara!", theksoi ai.

Gjithashtu, Zeqiraj i përmendi tri banda të cilat ishin mirë të strukturuara, gjithnjë, të gatshme për të shënjestruar kundërshtarët politikë, pastaj edhe dëshmitarët.

Ai tha se këto banda ishin nën një komandë dhe po të mos monitorohej nga ndërkombëtarët, Kosova mund të rrëshqiste në diktaturë, fashizëm

“Vrasjen e dëshmitarëve Hashim presidenti ia faturon bandës të organizuar vrastare të Dukagjinit. Spse në këtë zonë, janë vrarë numri më i madh i dëshmitarëve potencialë, për Gjykatën e Hagës!

Realisht, kishte tri banda: e Dukagjinit, e Drenicës dhe e Llapit, mirë të strukturuara, gjithnjë, të gatshme për të shënjestruar kundërshtarët politikë, pastaj edhe dëshmitarët. Pavarësisht se shefat e tyre, drejtues të subjekteve politike, kishin edhe kundërthënie e ndarje, bandat e tyre i kanë mbajtur të bashkuara. Kjo, nënkupton se ishin të organizuara nën një komandë. Dhe, po të mos monitorohej nga ndërkombëtarët, Kosova mund të rrëshqiste në diktaturë, fashizëm!”, nënvizoi analisti.

Ai nuk harroi ta citonte edhe raportin e deputetit zviceran Dick Marty në të cilin janë pasqyruar krime të shumta, kryesisht, shqiptarë të pafajshëm, për të vetmën arsye se ishin kundërshtarë politikë. Zeqiraj tha se nën këtë akuzë janë komandantët, pjesë e partive të PAN-it të sotëm.

“Deputeti zvicran Dick Marty, nuk ka akuzuar vetëm për transplantim të organeve, që nuk ka fituar besueshmëri. Por, ai në librin e tij dhe në akt-akuzën e bërë, ka pasqyruar krime të shumta, kryesisht, shqiptarë të pafajshëm, për të vetmën arsye se ishin kundërshtarë politikë! Nën akuzë janë komandantët, pjesë e partive të PAN-it të sotëm.

Kosova mjaft ishte përgjakur nga Serbia. Bota demokratike e çliroi Kosovën, andaj nuk mund të duronte që kriminelët vendorë, të vazhdonin të hapnin varre të reja, të shtonin numrin e jetimëve në Kosovë, për të vetmën arsye, ta gëzonin pushtetin e përgjskur dhe pasurinë e grabitur, me dajak e dhunë”

Njohësi i çështjeve politike, vlerësoi se formimi i Speciales ishte i domosdoshme, veçse ishte shumë i vonuar.

Zeqiraj si meritorin për organizimin e votimit të kësaj gjyakte e cilësoi Thaçin. Ai tha se Evropa në një mënyrë e detyroi ish-presidentin ta formomnte atë, në mënyrë që t’I mbante larg kundërshtarët e saj, përfshirë Rusinë dhe Kinën.

“Gjykata Speciale, jo pse ishte e nevojshme, por, ishte e domosdoshme, veçse shumë e vonuar. Kriminelët shkelën shenjtërinë e normave elementare shqiptare. Dajakosën dhe përgjakën popullin, kur ai priste ta gëzonte lirinë, që e solli NATO-pakti dhe gjaku i dëshmorëve dhe të viktimave të martirizuara.

Janë - pordha të ftohta - akuzat dhe kundër-akuzat politike. Thaçi është miritor pse organizoi votimin e kësaj Gjykate. Përkundër, do ta krijonte bota, përfshijë Rusi dhe Kinë. Këtu qendron edhe ngulmimi amerikan, për t´i mbajtur larg Evropës rivalët e saj”, deklaroi ai.

Tutje, analisti tha se kryeministri Kurti dhe partia e tij duhet të mburren me refuzimin e zhbërjes të Gjykatës Speciale.

Ai tregoi edhe pse opozita, për dallim me shefat: Hashim, Kadri, Isa, Ramush, emrin e ri Albin, po e konsideron si fëmijë

“Albini me VV-në e tij, mund të mburret me refuzimin e zhbërjes të Gjykatës Speciale, por, kurrë me mos aprovimin e kësaj Gjykate.

"Do t`i dënojmë ne kriminelët, përfshirë edhe ato të vrasjeve politike",- zotohej Albin djali! Jemi mësuar me emra shefash: Hashim, Kadri, Isa, Ramush. Dhe, emrin e ri Albin, opozita po e konsideron si fëmijë. Nuk po ua mbushë syrin! Dhe, që këtej, kundërshtarët e tij po trumbëtojnë se ai nuk di dhe VV nuk dijnë të qeverisin. Duan ta thonë shprehjen e nënës mirditore Martë: "Me pas mbajtë fëmija shtëpi, Kola jem i kish mbajtë tri!"”, potencoi ai.

Zeqiraj akuzat se pse po heshtë Kurti për Specialen dhe të ngujuarit atje, iu përgjigj me disa deklarata të ministres Haxhiu ku vënë në pah më së miri prokurorët e gjykatësit korruptivë, të cilët mbrojnë krimin dhe kriminelët, natyrisht dhe fatmirësisht, jo të gjithë!

“Tani akuzojnë Albinin, pse po heshtë për Gjykatën Speciale dhe të ngujuarit atje? Këtë pyetje ia bëni ministrës së Drejtësisë, Albulenë Haxhiut, e cila, në një bisedë në televizion, na përloti, për sjelljen shpërfillëse, deri në rrugaçëri, të kuadrit mujësharë e fodullë, të punësuar pa asnjë kriter nga subjektet politike. Ata nuk duan të dëgjojnë as për ministrën dhe as për kryeministrin, madje, as për punën që paguhen, të cilën e bëjnë "shkel e shko", pa asnjë përkushtim e përgjegjësi!

"Jemi të pavarur nga pushteti", - thonë personeli i jurisprudencës. Dhe, çfarë drejtësie do të bënte Albini, duke pasur prokurorë e gjykatës korruptivë, të cilët mbrojnë krimin dhe kriminelët, natyrisht dhe fatmirësisht, jo të gjithë?! Me këtë kuadër, të "dalë feje", larg betimit profesional, çfarë mund të bëjë Albini ynë, për t`i hetuar, zbuluar dhe dënuar kriminelët e vrasjeve politike dhe të tjera krime të makro hajnisë zyrtare?!””, u shpreh ai.

Duke u bazuar në argumentet e lartpërmendura, analisti Zeqiraj tha se kësaj gjyakte duhet t’i vihen në shërbim të gjithë qytetarët e Kosovës, që kanë informacione për krimet e bëra, nga kushdo qoftë, kundër shqiptarëve të pafajshëm.

“Ja, pra, pse ishte domosdo krijimi i Gjykatës Speciale, në shërbim të së cilës duhet të vihen të gjithë qytetarët atdhetarë të Kosovës, që kanë informacione për krimet e bëra, nga kushdo qoftë, kundër shqiptarëve të pafajshëm. Në Evropën demokratike, atdhe-dashëse, qytetarët që kanë kohë, sidomos të moshuarit, orë të tëra, përgjojnë nga dritarët, mos po trazon ndokush lagjën, me vjedhje apo dëme të tjera, duke lajmëruar policinë”, bëri apel ai.

Krejt në fund, Zeqiraj tha se për dallim nga propaganda e disa mediumeve, kryesisht RTK-së, burgu i Hagës, nuk është si burgu i Burrelit, , ku na mungonte, jo vetëm buka, në masën e duhur, por, edhe ujin dhe ajrin e kishim të mangët, të racionuar.

“Gjykata Speciale, Haga, nuk është Burgu i Burrelit, ku na mungonte, jo vetëm buka, në masën e duhur, por, edhe ujin dhe ajrin e kishim të mangët, të racionuar. Fundja, është Gjykatë e Kosovës dhe e krijuar eksluzivisht në të mirë të Kosovës. Të gjitha sondazhet e bëra, nga agjenësi prestigjioze, në masën tej 85 % e popullit e aprovojnë, e mirëpresin, si shpresë të vetme të ndëshkimit të kriminelëve, pavarësisht përkatësisë etnike.

Ajo që propagandon RTK-ja, disa mediume tjera, organizata të lidhura me krimin, analistë në shërbim të partive-banda, janë turpëruese për Kosovën, imazhin e saj dhe mesazhin negativ, që ia servirim botës, duke mbrojtur krimin dhe kriminelët”, përfundoi analisti Idriz Zeqiraj, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat