Çfarë mund të ndikonte në disfavorin e Kosovës?!

Politika

Çfarë mund të ndikonte në disfavorin e Kosovës?!

Nga: A.M. Më: 11 janar 2022 Në ora: 23:36
Ilustrim

Gjatë pasluftës, kemi parë shumë shpesh emërime të persona jo kompetent në poste të larta.

Këta persona shpesh janë emëruar për shkak të “pazareve” politike, pa marr parasysh të kaluarën apo profesionalizimin e tyre.

Por, një gjë e tillë apelohet të mos ripërsëritet.

Ish-zëvendësministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, në një prononcim për “Bota sot”, ka treguar se çfarë duhet ta kenë të qartë politikanët të cilët emërohen në poste të larta.

“Politikanët duhen ta kenë të qartë e sidomos kur bëhet fjalë për poste të larta kur emërohen, si Kryetar shteti apo Kryeministër apo Ministër, duhet me kohe ta kenë parasysh të kaluarat e atyre personave. Në bazë të përvojave që po na dëshmohen, se në ato poste të larta shtetërore duhen të emërohen njerëz të pastër, me një të kaluar të begatshme dhe patriotike për shtetin, e jo te jenë të dyshimtë e që kemi mjaft fakte për të tillë”, ka nënvizuar ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Tërnava shton se nëse do të emëroheshin persona me të kaluar kriminale, ata mund ta shatazhoheshin nga shërbimet  sekrete.

“Nëse emërohen në ato poste, sikur i ceka dhe kur ta përfaqësojnë shtetin e Kosovës në bisedime, si për shembull me Serbinë për njohje reciproke, personat që e kanë një të kaluar jo të pastër kriminale apo që kanë qenë bashkëpunëtor të shërbimit të BIA-së, munden ta japin nënshkrimin në disfavorin e Kosovës. Sepse po këta persona janë të shantazhuar nga shërbimet sekrete, të po atij shteti, sikur që është BIA. Prandaj përfaqësuesit e shtetit, gjithsesi duhen të jenë të besueshmit e shtetit të tyre dhe në mënyrë dinjitoze ta përfaqësojnë shtetin e tyre”, ka thënë Tërnava për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat