‘Lufta’ Ukrainë-Rusi/ A rrezikohet edhe veriu i Kosovës? Flet doktori i Shkencave të Sigurisë

Politika

‘Lufta’ Ukrainë-Rusi/ A rrezikohet edhe veriu i Kosovës? Flet doktori i Shkencave të Sigurisë

Nga: N. Sh. Më: 28 janar 2022 Në ora: 16:05
Vladimir Putin

Rritja e tensioneve në mes Rusisë dhe Ukrainës, ka ngritur pikëpyetje se a ndërlidhet me Kosovën.

Sipas profesorit të Shkencave të Sigurisë, dr. Avni Islamit, ky konflikt Rusi-Ukrainë, nuk mund të krahasohet me Kosovën e në veçanti me veriun, pavarësisht se, një pjesë e Ukrainës është e banuar me rusë lokal, dhe se edhe veriu i Kosovës është i banuar me shumicë serbe, pozita gjeipolitike dhe gjeostrategjike, e Ukrainës ndryshon nga ajo e Kosovës.

“Ukraina, nuk është shtet i NATO-s, dhe as pjesë e BE-së. Ajo nuk e ka në brendinë e saj trupat e NATO-s, të cilat janë të mandatuara nga OKB-ja, me Rezolutën 1244, e ku në miratimin e kësaj Rezolute ka votuar edhe Rusia. Pra sovranitetin dhe itegritetin territorial të Kosovës, e mbronë Aleanca veriatlantike”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Profesori thotë se, Ukraina, në pozitën gjeostrategjike, është interes i drejtëpërsëdrejti i Rusisë, kjo për faktin që ta ruaj pozitën e liderit dhe balancen ushtarake në raport me Përendimin.

“Ukraina është test i balancimit të forcave ushtarake në mes Përendimit dhe Rusisë dhe se pavarësisht asaj që është bërë dislokimi i trupave ruse në numër të madh, dhe në anën tjetër, mobilizimi i popullit ukrainasë si dhe forcave përendimore në një mas të caktuar, nuk pres që të ketë konflik direkt. Mendoj që gjuha e diplomacisë do të thotë fjalën përfundimtare dhe se Ukraina në raport mes Rusisë dhe Përendimit do të jetë zonë neutrale, ku Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO, por Rusia do të jap garanci se nuk do të sulmohet, e nuk do të pushtohet nga Rusia”, potencon ai.

Image
Prof. dr. Avni Islami

Sipas tij, lufta asnjëherë nuk ka zgjedhur probleme, dhe se pas çdo lufte, palët janë ulur në tavolinë dhe se paqja është siguruar përmes bisedimeve.

Ai shton se, duhet të theksohet maksima se; ‘më mirë me vite bisedime, se sa një luftë e përgjakshme’.

Islami tutje thekson se Kosova mbrohet me Rezolutën 1244 dhe se nuk duhet të tërhiqen paralele me Ukrainën.

“Assesi nuk duhet të tërhiqen paralele mes situatës në Ukrainë dhe në Kosovë, përshkak se sovraniteti i Kosovës mbrohet me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe brenda territorit të saj nuk ka forca paramilitare e as diversante siç janë në Ukrainë”, përfundon Avni Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat