Ligji që po dridhë të korruptuarit! A po ju vjen fundi?

Politika

Ligji që po dridhë të korruptuarit! A po ju vjen fundi?

Nga: N. Sh. Më: 6 gusht 2022 Në ora: 14:06
Ilustrim

Tashmë procesi i Vetingut në drejtësi ka filluar rrugën drejt finalizimit.

Që ky proces të përfundohet me sukses, përveç për votat e komuniteteve, shumica parlamentare ka nevojë edhe për përkrahjen e opozitës.

Vetingu në sistemin e drejtësisë, i cili po konsiderohet si shumë i nevojshëm për Kosovën, ka filluar rrugën drejt finalizimit.

Ministria e Drejtësisë po mendon të zhvillojë procesin e Vetingut, opozitarët, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe ai prokurorial, tashmë kanë shprehur kundërshtimet e tyre.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se Kosova nuk e ka luksin të mos i zbatojë rekomandimet e Komisionit të Venecisë.

Ajo ka thënë se ka njerëz që po mundohet ta pengojnë në realizimin e procesit të Vettingut.

Ajo ka thënë se Kosova është vonuar në procesin e Vettingut, për faktin se tashmë kanë kaluar 23 vite të pasluftës dhe ka më shumë se një dekadë që ka nisur të bëhen reforma të ndryshme në kuadër të sistemit të drejtësisë, por që nuk kanë sjellë rezultatin e pritur.

“Refuzimi nuk i ndihmon sistemit të drejtësisë por as vetë atyre. Nëse para opinionit të Komisionit të Venecisë situata ka qenë më e paqartë,  duket se ka pasur një pajtim që çfarëdo që thotë Komisioni i Venecisë i cili vepron objektivisht do të duhej të ishim të përbashkuar rreth atij opinioni. Kam pritur se kur ta kemi këtë opinion ta vazhdojmë punën në këtë reformë. Kosova nuk e ka luksin që të mos i zbatojë rekomandimet e Komisionit të Venecias, duke qenë se ata krijojnë standarde për vende të ndryshme se si bëhen reformat”, ka theksuar Haxhiu.

Ajo ka thënë se është penguar në drejtim të reformës në drejtësi, por sipas saj askush nuk do të mund ta pengojë procesin e Vettingut.

“Fatkeqësisht po përdoret Këshilli Prokurorial i Kosovës si institucion, që pastaj interesat e individëve brenda sistemit të dalin kinse si qëndrim i KPK-së dhe kjo nuk do të duhej të ndodhte. Nuk guxon që të keqpërdoret në asnjë rrethanë një institucion i tillë, që të bëhen pengesa të ndryshme në raport me përpjekjet tona për reforma në drejtësi. Reforma në drejtësi nuk ka për qëllim largimin apo eliminimin e individëve brenda sistemit të drejtësisë. Reformat që kemi nisur nuk mund të mbesin peng i individëve. Ato do të vazhdojnë. E për t’i bërë sa më mirë i ftoj që të jenë të pranishëm të gjithë në grupet punuese”.

Për këtë, eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava thotë se, kur është fjala për ligjin e vettingut, Kosova me padurim po e pret miratimin e këtij ligji.

Sipas tij, ky ligj t’i koontribuoj që t’i spastroj institucionet e Kosovës nga njerëzit e papastër që Kosovën e kanë sjellë në këtë gjendje të kiminalizuar.

“Prandaj tani angazhimi i Presidentes Vjosa Osmani në kërkim të mbështetjes së faktorit ndërkombëtar për ligjin Vetting, do të jetë faza e fundit e përgatitore para dërgimit të pakos ligjorë për votim në Kuvendin e Kosovës, e për të cilën do të nevojitet edhe mbështetja dhe rekomandimi pozitiv i zyrave të huaja diplomatike, sidomos i ambasadorëve të grupit të QUINT-it dhe BE-së”, thotë Tërnava..

Pas punës së madhe që është bërë në Ministrinë e drejtësisë me ekspertët e Komisionit të Venecias tashmë është aktivizuar edhe Presidentja Vjosa Osmani, e cila ka pritur në takime të ndara në Presidencë, shefin e EULEX-it, Lars-GunnarWigemark dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Tema të prekura në takimi janë implementimi i Konventës së Stambollit dhe procesi i Vettingut në Kosovë.

“Presidentja Osmani vlerësoi mbështetjen, të cilën EULEX-i ia ofron në luftimin e dhunës në baza gjinore, konkretisht në punën e misionit në ofrimin e asistencës për institucionet vendore për implementimin e Konventës së Stambollit. Me z. Ëigemark, Presidentja Osmani diskutoi edhe për sundimin e ligjit, duke vlerësuar rëndësinë e Vetingut në sistemin e drejtësisë me ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore si i domosdoshëm për ta forcuar sundimin e ligjit, duke respektuar standardet më të larta ndërkombëtare sa i përket këtij procesi”, thuhet në njoftim.

Tërnava për këtë thotë se, derisa për takimin me ambasadorin amerikan Hovenier nga presidenca kanë thënë se ka qenë në kuadër të takimeve të rregullta, presidentja Osmani gjatë bisedës ka ngritur edhe temën e dialogut strategjik në mes të Kosovës dhe SHBA-ve.

“Miratimi i këtij ligji për Kosovën do të jetë pasurim i ligjeve të fushës së sundimit të ligjit, atyre të drejtësisë, dhe do të ndikojë në jetësimin edhe në praktikë, si dhe në preventivë, për drejtësi të pa varur, profesionale dhe të pa ndikuar nga grupet e interesit e nëntoka kriminale, nëpër institucione të Kosovës”, përfundon Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat